Nuk ka popull e shtet përparimtar në botë, që çlirimin e përparimin e koncepton me ndihmën ruse.
Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, vetëm serbët i pritën rusët si çlirimtarë. “Po vijnë rusët”, brohoritën ata. Por, shpejtë u penduan kur pjesëtarët e Ushtrisë së Kuqe nisën përdhunimet masive të grave e të vajzave serbe. Shumë nga këto përdhunime përfunduan me vrasje e vetëvrasje. Kur komunistët jugosllavë u ankuan për këtë tek Stalini, ai u tha: “Janë djem të rinj ata, le të zbaviten pak”! Nga ajo kohë lindi edhe thënia: “Ja te oslobodil, ja te jebal” (Unë të kam çliruar, unë të…)!
Dëbimi i trupave gjermane nga Evropa Lindore, nga forcat ruse (sovjetike), ishte një tjetër pushtim për popujt e robëruar nga nazistët. Jugosllavia e Titos nisi përparimin tek kur u nda nga sovjetikët më 1948. Shqipëria komuniste, si shteti më i varfër e më i prapambetur i Evropës, u zezua edhe më shumë meqë i avancoi mësimet ruse për të tjetërsuar popullin. Të tjerët, ata që e donin përparimin e që sot janë pjesë e BE-së, duruan deri në rënien e komunizmit më 1989-1991, për të mos e harruar kurrë poshtërimin që u është bërë deri atëherë.
Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, serbët – për të ruajtur privilegjet e vjetra të dominimit – sërish e kërkuan ndihmën ruse. Kërkesa të tilla ka secili që e do kaosin, si në Ukrainë, Moldavi, Armeni apo Gjeorgji. Mbi të gjitha, kaos do kreu kriminal i Sirisë, Bashar al-Assad. Se çfarë është në gjendje të bëjë ky i fundit, kjo mësohet edhe në dokumentarin “The Cave” që – krahas dokumentarit “Min Ajl Sama” (Për Samën) – ishte kandidat për çmimin Oscar.
Ngjarja shtjellohet në spitalin e quajtur “Ālkhf” (Shpella – për shkak të tuneleve të shumtë nëntokësorë), që menaxhohej nga mjekja Amani Ballour. Spitali i improvizuar ishte në Guta, në dalje të Damaskut. Para Luftës Civile që nisi më 2011, në atë rajon jetonin rreth sy milionë banorë. Më 2017 ishin 400 mijë. Sot nuk dihet sa. Një pjesë e madhe janë vrarë; shumica janë deportuar. Fjala është për territorin që ka përjetuar rrethimin më të gjatë e më të tmerrshëm në historinë moderne. Për pesë vjet, luftë e rezistencë çdo ditë. Por, tmerret më të mëdha bëheshin nga aeroplanët rusë që hidhnin edhe helme kimie.
Në anën tjetër, në “Shpellë” bëhej lufta tjetër për jetën, e cila mund të shpjegohet me statistikën që jepet te dokumentari “Për Samën” (për spitalin e improvizuar në Alepo që udhëhiqej nga mjeku Hamza Al-Kateab): “Për 20 ditë, 890 operacione”! Pra, çdo 30 minuta një operacion, në kushte të padurueshme, me mungesë ilaçesh e ushqimi, e të kërcënuar përherë nga forcat e Assadit e nga bombat ruse. Në kushtet e tilla, vdekjet janë të pashmangshme. Prandaj, pamjet e fëmijëve të vrarë, si të Aylan Kurdit, u bënë përditshmëri. Edhe pamjet e fëmijëve të lënduar e të shtangur nga tronditjet e bombardimeve, si ato të Omran Daqneeshit. Kjo e detyroi mjeken Ballour të pyes: “A po na sheh Zoti”?
Dhembja shihet kudo në “Shpellë” dhe jashtë saj, por edhe tek lotët e kirurgut Salim Namour që punoi pa nda për të shpëtuar jetët e civilëve. “Asgjë nuk mund të bëjmë për ta”, thotë ai i dëshpëruar. Namour operacionet i kryente duke dëgjuar muzikë klasike dhe, në një moment, regjisori Feras Fayyad pamjet e tmerrit i ilustron me “Rekuiemin” (e vdekjes) së Mozartit. Sepse, vdekja është ajo që pret secilin që do lirinë e njerëzoren në Siri.
Si tek dokumentari “Për Samën”, edhe tek “Shpella” nuk mungon humanizmi, dashuria dhe forca e individëve që bëjnë të pamundurën për të shpëtuar viktimat e pafajshme. Por, kjo luftë e madhe për jetën merr fund më 2018, kur stafi mjekësor detyrohet ta braktisë Gutën gërmadhë. “Si mund t’i mbaj lotët kur shoh sesi njerëzimi shkatërrohet para meje”, thotë Ballour, teksa largohet.
Regjisori Fayyad ka deklaruar se ky dokumentar duhet t’i vë njerëzit në pozitë të keqe, kur e shohin realitetin e hidhur përreth. Prandaj, sado të rënda që janë pamjet, këta dokumentarë duhet parë. Sepse, aty shihet e vërteta e një Lufte të tmerrshme Civile; e vërteta për krimet e pushtetit mizor të Assadit dhe të aleatëve rusë që për interesa të poshtra nuk kanë asnjë ndjesi për shkatërrimet dhe vuajtjet që ua shkaktojnë miliona njerëzve… Mbi të gjitha, aty shihet e vërteta për padrejtësinë më të madhe të shekullit XXI.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Historia e hitit të parë të Kate Bushit
Teaoria pellazge, Skënderbeu i kulturës e Renesancës dhe vula sekrete e tij
Jam një 17-vjeçare e varur nga TikTok-u, ndaj kam nevojë për këtë ndalim
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Jeta në komunizmin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!