Këngëtarët Shpat Kasapi dhe Blerina kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Dashni pa krahë" mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike.


Muzika është realizuar nga Don Kozeli dhe Blerina Braka, dhe po të njëjtët kanë shkruar edhe vargjet e tekstit.

paint1 Foto: Shpat Kasapi/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja vijnë me një paraqitje mjaft të veçantë.

Ndërkohë, ana vizuale i është besuar DON Production.

Përndryshe, ky është bashkëpunimi i dytë për Blerinën dhe Shpatin, pasi vite më parë ata publikuan këngën "Zogu ti", e cila ishte pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/