Një 34-vjeçar në Elbasan është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me jetë prindërit e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë. Policia, pasi është njoftuar për rastin e dhunës në familje, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por i riu me inicialet D. G është arratisur.


34-vjeçari sapo ka konstatuar mbërritjen e forcave të policisë, ka dalë nga banesa dhe ka arritur të largohet në një terren të vështirë malor në fshat. Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, dy pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, një kapsolle detonatore dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata për jetën, shpallet në kërkim 34-vjeçari.

Policia sekuestron 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë.

Shtetasi D. G. që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit D. G.

Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.

Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

345057650 3506158769703030 7204481391903567952 n

344866404 271913628601758 6569264434018652779 n

344762145 3397415337255894 7442218903361466173 n

344975847 200189586151484 1534074281681469274 n