Shpallet fletarrest ndërkombëtar për të arratisurin nga Idrizova, do të bëhet kontroll i jashtëzakonshëm në burg
Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, pas rastit të mbrëmshëm ku një i dënuar ka qëlluar me armë zjarri një polic të burgjeve dhe është arratisur gjatë transportimit në spital, ka njoftuar se do të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në INP Idrizovë dhe do të marrë masat përkatëse për të gjitha parregullsitë e konstatuara për të përcaktuar se përse nuk është ofruar ndihma e policisë për shoqërimin në spital.
Ata thonë se do të përcaktohet nëse ka ndonjë përgjegjësi për transportimin e të dënuarit, si dhe për lëshimet që çuan në një rrjedhë të tillë të të gjithë ngjarjes. Gjithashtu theksojnë se është lëshuar urdhër për shpalljen e fletarrestit ndërkombëtar për të arratisurin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtoria përmes një komunikate ka thënë se mbrëmë rreth orës 23:20 gjatë përcjelljes së personit të dënuar B.M.(36) nga INP “Idrizovë” për në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza” për shkak të lëndimit në dorën e djathtë, në autostradën për Shkup në pikën e karburantit Lukoil, automjeti zyrtar është kapur nga një mjet tip “Audi” ngjyrë gri pa targa që i ka zënë rrugën.
“Në atë moment i dënuari i ka marrë pistoletën e shërbimit nga këllëfi i policit të burgut I.H i cili drejtonte furgonin, ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur në pjesën e poshtme të barkut. Për shkak të plagosjes drejtuesi ka ndaluar mjetin, dhe personi i dënuar është arratisur me automjetin e pasagjerëve “Audi”. Punonjësit e policisë së burgjeve rastin e kanë raportuar në SPB Shkup”, sqaron Drejtoria.
Punonjësi i policisë së burgjeve që është plagosur është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa pjesëmarrësit e ngjarjes janë intervistuar nga autoritetet e MPB-së.
Ndryshe, i arratisuri është B.M nga Tetova dhe i njëjti është dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, prej tyre 19 për vrasje dhe dy për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai e vuan dënimin që nga 28 dhjetori 2020 dhe skadon më 17 prill 2040./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje