Shorti i Ligës së Evropës: Këto janë çiftet e fazës së ‘play-off’-it

Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës.
Tetë skuadrat që përfunduan në vendin e parë në fazën e ligës në Ligën e Evropës, janë Lyon, Aston Villa, Midtjylland, Real Betis, Porto, Braga, Freiburg dhe Roma.
Bartës të shortit në Ligën e Evropës janë Genku, Bologna, Stuttgart, Ferencvaros, Nottingham Forest, Viktoria Plzen, Crvena Zvezda dhe Celta Vigo.
PAOK-u, Lille, Fenerbahce, Panathinaikos, Celtic, Ludogorets, Dinamo Zagreb dhe Brann nuk janë bartës në short.
Shorti i plotë:
Fenerbahce vs Nottingham Forest
Ludogorets vs Ferencvaros
Stuttgart vs Celtic
Dinamo Zagreb vs Genk
Lille vs Crvena Zvezda
Celta Vigo vs PAOK
Viktoria Plzen vs Panathinaikos
Brann vs Bologna

Vlen të theksohet se ndeshejt e para të 'play-off'-it të fazës nokaut në Ligën e Evropës luhen më 19 shkurt, ndërsa ato kthyese më 26 shkurt./Telegrafi/





















































