LAJMI I FUNDIT:

Shoqata Farmaceutike tregon arsyet e shtrenjtimit të barnave në Kosovë

Shoqata Farmaceutike tregon arsyet e shtrenjtimit të barnave në Kosovë

Shoqata Farmaceutike e Kosovës thotë se ka pranuar shqetësime lidhur me ngritjen e çmimit të barnave, e të cilat vijnë rezultat i rritjes së çmimeve nga ana e distributorëve, por edhe si rezultat i rritjes së çmimit të lëndës së parë në vende të ndryshme të botës për shkak të gjendjes së krijuar me coronavirus.

“Kërkesa në rritje për këto produkte, shtynë në furnizimin e barnatoreve disa herë brenda ditës. Me këtë rast edhe çmimet e produkteve farmaceutike ndryshojnë në varësi të çmimit të furnizimit momental”, thuhet në komunikatë.

Shoqata Farmaceutike e Kosovës përkujton përgjegjësitë dhe obligimet e farmacistëve gjatë kësaj periudhe si furnizimi i mjaftueshëm me pajisje mjekësore (maska, dorëza, mjete të tjera dezinfektuese), informimi i drejtë dhe edukimi i qytetarëve mbi masat e parandalimit të përhapjes së infeksionit, si dhe konsultimet dhe referimet te mjeku kur është e nevojshme.


Farmacistët vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve dhe Shoqata Farmaceutike e Kosovës e vlerëson lart punën e tyre të palodhshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa kërkon nga Qeveria e Kosovës t’i trajtojë farmacistët si partnerë të rëndësishëm në përpjekjen për parandalimin e coronavirusit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Lajme
Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Lajme
Pasardhësi i Skënderbeut uron 17 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Pasardhësi i Skënderbeut uron 17 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Lajme
“U hap kutia e Pandorës

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
“Flamuri i Dardanisë”, Sejdiu shpalos detaje se si erdh ideja për flamurin e Kosovës

“Flamuri i Dardanisë”, Sejdiu shpalos detaje se si erdh ideja për flamurin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori