Shokuese – Lojtari i Chapecoenses thotë se tragjedia nuk ishte aksident: Lojtarët u vranë (Foto/Video)

Futbollisti i Chapecoenses, Moises Santos, i cili nuk udhëtoi me aeroplanin që përfundoi i rrëzuar tragjikisht afër Medellinit, thotë se piloti Miguel Quiroga ishte fajtor për tragjedinë dhe se ajo nuk ishte aksident.
Qartë ende në shok, lojtari Moises Santos i cili nuk udhëtoi me bashkëlojtarët për shkak të lëndimit, thotë se bashkëlojtarët e tij u vranë dhe se kjo nuk ishte aksident.
Sipas Santos, fajtori i vetëm për tragjedinë është piloti Miguel Quiroga i cili sipas tij e shkaktoi aksidentin.

Piloti bolivian i cili kishte në pronësi linjën ajrore LaMia ishte regjistruar në komunikimet radiofonike duke pohuar se aeroplani kishte mbetur pa karburant momente para se të rrëzohej në malet e Medellinit në Kolumbi.
Por, raportimet tjera sugjerojnë se atij i është thënë që të bëjë rrethrrotullime me aeroplan, teksa ishte afër arritjes në aeroportin e Medellinit.
Tash, Moises Santos thotë se piloti shkatërroi shumë familje dhe gjithë qytetin e Chapcos, shkruan Telegrafi.

Dëshmitë po rriten nga autoritetet kolumbiane që aeroplani britanik 146 Avro RJ85 kishte fluturuar mbi kapacitetet e lejuara teksa ishte afër arritjes në aeroportin e Medellinit.
Në një regjistrim që ka rrjedhur dëgjohet piloti Quiroga duke thënë se ka dështim total elektrik dhe mungesë të karburantit.

Një zyrtar i aeroportit ka tërhequr vërejtjen para fluturimit nga Bolivia se karburanti në aeroplan është vetëm saktësisht për kohën e fluturimit dhe mund të mbesë pa karburant fare pak para aterimit.
Të tjera raportime bëjnë të ditur se Quirogas i ishte thënë që një tjetër aeroplan duhet të nisej më shpejt ëpr shkak të problemeve mekanike, dhe iu tha të pritej shtatë minuta.
Në ndërkohë teksa kontrollori e kuptoi seriozitetin e situatës, dhe i tha aeroplanit tjetër që të largohet nga pista për të liruar rrugën e aeroplanit me lojtarët e Chapecoenses, ishte thjesht shumë vonë.
Autoritetet e aviacionit në Bolivi suspenduan nga operimi kompaninë ajrore LaMia.
Shpërthimi i jashtëzakonshëm i lojtarit Moises Santos është deklarata e parë e një futbollisti të klubit të prekur nga tragjeia.
Zyrtarët e Chapecoences nga ana tjetër kanë bërë të ditur se ata nuk e kanë ndërmend që të akuzojnë kompaninë ajrore LaMia për tragjedinë dhe se ata nuk do të ndërmerrnin procedura ligjore pas aksidentit.

Moises Santos i cili rdhi te Chapecoense në janar, ishte jashtë aksionit që nga korriku për shkak të një lëndimi në gju. Ai është dashur të rikthehej pas një muaji.
“Në momentin që u lëndova e kontestova Zotin, pse unë u lëndova? Sot e shoh që për shkak të lëndimit, Zoti më shpëtoi”.
“Por, si mund të hem se më ka shpëtuar Zoti, kur ai nuk i shpëtoi shokët e mi në aeroplan? Nëse ai më shpëtoi mua, pse nuk i shpëtoi të gjithë? Unë nuk kam arsye të flas se jam i bekuar”, tha Santos.
Ai la përgjegjësinë për tragjedinë te piloti i aeroplanit.
“Ju nuk mund të mbani shumë shpresë te qeniet njerëzore. Ai djalë që e ka drejtuar aeroplanin, ai ka shkatërruar shumë familje, ai ka shkatërruar gjithë qytetin e Chapecos. Gjithë atë për të cilën kanë jetuar qytetarët këtu”.
“Klubi do të ngritet përsëri, por vite e vite do të kalojnë dhe nuk do të ketë si ky ekip”, shtoi ai.
Santos i pyetur nëse do të kishte dëshirë që topi të hynte në portë në penalltinë që e ndali Danilo ndaj San Lorenzos në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës së Jugut që siguroi finalen dhe udhëtimin tragjik, ai tha se fajin nuk e ka topi, por piloti.
“Kur Danilo e ndali atë top, ai bëri të lumtur të gjithë, tifozët dhe familjarët. Ju nuk mund të fajësoni topin. I vetmi fajtor për këtë është piloti, askush tjetër. Topi nuk ka të bëjë me atë që u ndodhi shokëve të mi”, deklaroi ai.
https://twitter.com/Footballltrolls/status/803848562698256384
Santos shtoi se ai ishte shumë i afërt me të gjithë lojtarët, sidomos me anësorin Lucas Gomez, me të cilët edhe kishin raporte familjare dhe qëndronin në shtëpi të njëri tjetrit shpesh. Ai tha se informacionin e mori në mëngjes dhe shkoi menjëherë në stadium.

Deklarata e Santos vjen pak kohë pasi Globo TV që humbi po ashtu shumë gazetarë në këtë tragjedi, raportoi se Celia Castedo Monasterio, një e punësuar në Aasana në agjencinë e aviacionit të Bolivisë, tërhoqi vërejtjen se koha e fluturimit nga Santa Cruz de la Sierra drejt Medellinit ishte e barabartë me sasinë e karburantit që i nevojitet aeroplanit.
E alarmuar, ajo foli me kompaninë e fluturimit duke shprehur brengën e saj, por ajo u anashkalua duke konsideruar se “ajo nuk e di se për çfarë po flet” dhe se i është thënë që të mbetet e qetë, pasi që ata “do të fluturonin në Medellin në kohë më të shkurtër se sa parashihet nga sasia e karburantit” dhe se ajo “duhet të jetë e qetë dhe pa brenga”.
Aeroplani është dashur që të mbajë karburant sa më shumë që është e mundur në mënyrë që të kishte udhëtim të sigurtë, por duket se ata anashkaluan të gjitha vërejtjet.
Punëtorja e agjencionit të aviacionit të Bolivisë e cila u përjashtua nga puna të enjten më 1 dhjetor tha se piloti nuk kishte plan alternativ edhe pse ishte e ditur se sasia e karburantit nuk do të ishte e mjaftueshme në rast të një emergjence.
Në raportin që e kanë hetuesit, Monasterio precizon se ajo analizoi kohën e udhëtimit nga dy lokacionet. Ajo paralajmëroi të gjithë për rrezikun.
Sipas dokumenteve që i ka parë Globo TV, koha e udhëtimit ishte 4 orë e 22 minuta, po aq sa ishte e paraparë për sasinë e karburantit në aeroplan.
Ajo shtoi se piloti dhe të tjerë përfaqësues të kompanisë LaMia kanë insistuar që fluturimi të realizohej dhe se aty kishte “mjaftueshëm karburant”.
Përfaqësuesi i klubit për fluturime, Alex Quispe, i cili po ashtu vdiq, është përgjegjës për fluturimet, duke analizuar karburantin dhe kohëzgjatjen e tij.
Megjithatë, ai i tha Monasterios që të mos brengosej.
“Jo, ma’am, Celia Monasterio, koha që ne kemi është e mjaftueshme. Kështu që mos e fol më këtë punë. Ne do ta bëjmë në kohë më të shkurtër. Mos u brengos, je e qetë, okej”, u shpreh Quispe.
Punëtorja e agjencisë së aviacionit të Bolivisë nuk ishte autoritetin për të mos lejuar realizimin e fluturimit.
Wanderson Rodriguez, ish-kapiten i klubit i cili u largua në fund të vitit të kaluar, kritikoi pilotin po ashtu duke thënë se ishte neglizhenca e tij pse ndodhi tragjedia.
Nga aksidenti ajror i ndodhur pesë kilometra larg aeroportit vdiqën 77 persona, në mesin e tyre 19 lojtarët e Chapecoences, stafi drejtues i klubit dhe 21 gazetarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk