Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Në ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Ligës së Konferencës u shënuan 11 gola në këto dy përballje.
Finalisti i vitit të kaluar Fiorentina mundi në shtëpi Club Brugge me rezultat 3-2, ndërsa Olympiacos mundi Aston Villan 4-2 si mysafir.
Në Firence, vendasit shënuan golat me Riccardo Sottilo, Andrea Belotti dhe M'Bala Nzola, por mysafirët mbetën në lojë me golat e Hans Vanaken dhe Igor Thiagon.
Në Birmingham, Olympiacos iu kundërpërgjigj fuqishëm kundër favoritit të garës , Aston Villas, dukë marr fitore të madhe në udhëtim.
Ayoub El Kaabi shënoi het trik për grekët, ndërsa një gol e shtoi Santiago Hezze.
Golat për vendasit i shënuan Ollie Ëatkins dhe Moussa Diaby.
Ndeshjet e kthimit janë planifikuar pas një javë në Bruges dhe Pireus dhe finalistët do të takohen në finale më 29 maj në Athinë. /Telegrafi/



















































