LAJMI I FUNDIT:

Shoferi që përplasi çiftin dhe foshnjen 3-muajshe, ishte i droguar dhe me vajzën e tij të mitur në veturë

Shoferi që përplasi çiftin dhe foshnjen 3-muajshe, ishte i droguar dhe me vajzën e tij të mitur në veturë

Ajas Sulejmani, shoferi i automjetit Mercedes Benz G Class që përplasi çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjen 3-muajshe, në momentin e aksidentit ka qenë me vajzën e tij në makinë.

Pas përplasjes së frikshme të regjistruar mesditën e së dielës, 39-vjeçari mori vajzën e tij dhe përmes një të afërmi ai u arratis, por vetëm pas 2 orësh Sulejmani u arrestua në një spital privat në kryeqytet.

Pas arrestimit shoferi që përplasi çiftin dhe fëmijën tek vijat e bardha, rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike të llojit kanabis.


Vetë Ajas Sulejmani përpara hetuesve deklaroi se largimi nga vendngjarja dhe fshehja në një spital privat u bë pasi ishte i tronditur.

Pavarësisht deklarimeve të bëra nga 39-vjeçari, ndaj tij policia ka ngritur 3 akuza.

Konkretisht shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë deri në 20 vite burg, largim nga vendi i aksidentit vepër kjo që klasifikohet si kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 1 vit burg, dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt për të cilën kodi parashikon nga 10 ditë deri në 3 vite burg, por nuk përjashtohen rastet kur dënimi zëvëndësohet me pagimin e një shume të hollash.

Krahas veprave penale, Ajas Sulejmani u ndëshkua me masë administrative në vlerën 105 mijë Lekë, pezullim leje drejtimi për 24 muaj si dhe heqje të 15 pikëve nga patenta.

Menjëherë pas këtij aksidenti, Policia Rrugore intesifikoi kontrollet për shoferët që lëvizin në mënyrë të parregullt. Si rezultat 16 shoferë u arrestuan, ndërsa u pezulluan 79 leje drejtimit, njofton tvklan.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori