LAJMI I FUNDIT:

Shoferi ndezi një cigare, shpërthimi i veturës ishte aq i madh sa që theu edhe dritaret e banesave përreth

Shoferi ndezi një cigare, shpërthimi i veturës ishte aq i madh sa që theu edhe dritaret e banesave përreth

Një shofer pati fatin të shpëtojë me vetëm lëndime të lehta kur makina e tij shpërtheu ndërsa ai ndezi një cigare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që makina e tij u la dëmtuar dhe dritaret e ndërtesave të afërta në qendrën e qytetit Halifax në Angli ishin thyer.


Policia tha se shpërthimi ka ndodhur kur shoferi ka përdorur një freskues ajri, momente para se të ndizte cigaren të shtunën pasdite.

Policia ka shkruar në Facebook: “Pak pas orës 03 pasdite këtë pasdite Fountain Street, Halifax, duhej të mbyllej për shkak të një shpërthimi”.

Deklarata thoshte se makina ishte e ndaluar në trafik kur pronari përdori një aromë freskuese ajri, pas së cilës nuk e ventiloi makinën e tij para se të ndizte cigaren e tij.

“Zjarri shpërtheu dhe së bashku me veturën, dëmtoi edhe disa dritare të bizneseve afër”, ka thënë policia.

“Pronari fatmirësisht pësoi lëndime të vogla, por kjo mund të ishte më keq”, ka thënë policia duke tërhequr vërejtjen “që të jeni të kujdesshëm dhe të ndiqni udhëzimet kur përdorni kanaçe për aromatizimin e ajrit”.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet ku shihet një veturë Seat e zezë, pamje të postuara në mediat sociale që tregojnë se ajo pësoi dëme të konsiderueshme në dyert dhe dritaret e saj. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jrxeQ_7ZTbA

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Interesante

"Kam frikë nga merimangat, kështu që fillova të fle në një tendë", historia e gruas që gjeti zgjidhjen për ta përballuar fobinë

Interesante
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Kalo në kategori