Një nënë që mbeti pa tre fëmijët kur një shofer i dehur i goditi me veturë për vdekje, thotë se ia falë pasi që “engjëjt” i kanë folur dhe treguar se ata tashmë janë mirë.
Leila Geagea Adbala ka humbur vajzat Angelina, 13-vjeçe dhe Siena, 9, si dhe djalin Anthony, kur në Oatlands në pjesën perëndimore të Sydney në Australi u goditën nga një veturë, transmeton Telegrafi.
Përveç tre fëmijëve të saj, jetën e humbi edhe një familjare e tyre 11-vjeçe, Veronica Sakr, derisa edhe tre fëmijë tjerë janë lënduar dhe gjenden në spital për tretman.
Kjo nënë e guximshme është rikthyer në vendin e ngjarjes ku në shoqërimin e familjarëve dhe miqve bëri lutjet, dhe më pas lexoi letrat e shumta të qytetarëve që i kanë shprehur ngushëllime për humbjen e madhe.
“Nuk mund ta urrej këtë njeri, nuk dua ta shoh, por nuk e urrej. Mendoj se thellë në shpirt ia kam falur. Por dua që gjykimi të respektohet… Nuk do ta urrej, sepse ne nuk jemi të tillë”, ka thënë ajo.
Në po të njëjtin vend vetëm një ditë më herët kishte dalë burri i saj Danny, i cili tha se për fëmijët se ata tani janë “në një vend më të mirë”.
“Danny dhe unë jemi të bekuar që kemi gjashtë fëmijë. Shumë i kemi dashur fëmijë tonë. E ndjej sikur tani po më përqafojnë. Jemi munduar t’i mësojmë të luten, të lexojmë Biblën dhe të jenë fetarë, njerëz të mirë”, ka shtuar ajo.
“Të jem e sinqertë, jam e pikëlluar, zemra po më thyhet, por jam e qetë me veten, sepse e di që fëmijët e mi janë në një vend më të mirë. Ata janë engjëj dhe e di se në këto momente janë me ne”, shtoi me lot në sy kjo nënë.
Në anën tjetër, policia ka akuzuar Samuel William Davidson, 29-vjeç mbi të cilin rëndojnë 20 pika të aktakuzës, përfshirë katra për vrasje dhe ngasje nën ndikim të alkoolit.
Pas aksidentit, shoferi i është matur përqindja e alkoolit në gjak, ku është konstatuar se ishte tre herë më e lartë sesa që është e lejuar. E kërkesa që të lirohet i është refuzuar, e në prill pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë