Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka realizuar një aksion në qendër të Drenasit, ku janë shkyçur gjashtë lidhje ilegale të ujit.

Sipas KRU “Prishtina”, aksioni është zhvilluar në kuadër të masave kundër keqpërdorimit të ujit dhe lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.


Kompania ka paralajmëruar se konsumatorët që identifikohen me lidhje ilegale do të përballen me ndërprerje të shërbimit, si dhe procedim penal në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/