Këngëtari i njohur shqiptar, Shkumbin Ismaili, ka publikuar projektin e ri muzikor.

"Vetëm ti" mban titullin kjo këngë, derisa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.


Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet artisti nga Tetova, kurse për masterizimin është përkujdesur Simon Duggal.

Kjo video atraktive i është besuar produksionit "Max Production".

Projektin tashmë mund ta gjeni në kanalin Youtube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Ndryshe, Shkumbini ka kohë që është pjesë e skenës tonë muzikore, i cili shquhet posaqërisht për baladat e tij. /Telegrafi/