Shkuarja në Bullgari me dokumente të huaja, transferimi në Turqi dhe shumë prapaskena të tjera: Arsim Abazi, mysafir në “Arena e Yjeve”

Trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi ishte i ftuari i radhën në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-futbollisti ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij si lojtar, paraqitjet në arenën ndërkombëtare dhe tani si trajner.
Abazi ka rrëfyer për shkuarjen në Bullgari me dokumente të huaja për të nënshkruar me Lokomotiva Plovdivin.
Trajneri po ashtu ka treguar edhe për prapaskenat se si erdhi deri te transferimi i parë në Turqi te Malatyaspor në moshën 29 vjeçare.
Sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist dhe për kur ishte bashkëlojtarë me Artim Shaqirin dhe Klodian Duron, po ashtu edhe ndeshjet me Galatasarayn dhe Fenerbahcen
Përballjet me argjentinasin e njohur Ariel Ortega dhe yjet e tjerë te Fenerbahce, janë vetëm disa nga rrëfimet që Abazi i ka bërë në “Arena e Yjeve”.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/



















































