LAJMI I FUNDIT:

Shkretëtira në Kinë që u “zhduk nga harta” – ajo tanimë duket krejt ndryshe

Shkretëtira në Kinë që u “zhduk nga harta” – ajo tanimë duket krejt ndryshe

Shkretëtira Maowusu, në rajonin e brendshëm të Mongolisë së Kinës në veri, ishte një nga katër shkretëtirat kryesore në vend, derisa u “zhduk nga harta”.

Kjo pasi që, siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, falë dekadave të punës, 93.24 për qind e tokës është bërë e gjelbër.

Sipas shkrimit në fjalë, në vitet 1950 zona ishte tërësisht shterpë, e përbërë nga asgjë më shumë se rërë dhe gurë – që përfunduan si problem për komunitetet e afërta.


Qyteti i Yulin, për shembull, u detyrua të lëvizë më larg nga shkretëtira tri herë, pasi përjetoi stuhi të egër të pamëshirshme.

Kjo është arsyeja pse fshatarët vendas vendosën të përpiqen të ripopullojnë rajonin me pemë, duke filluar një projekt i cili ka vazhduar për dekada.

Paralelisht, qeveria filloi punën e restaurimit ekologjik në zonë, që është afërsisht me madhësinë e Holandës.

Ndërkohë edhe OKB po përpiqet të luftojë në shkretëtirat si pjesë e Agjendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të vitit 2030.

“Të dhënat e fundit shkencore tregojnë se përpjekja masive është e vonuar me dhimbje. Një e katërta e emetimeve tona serë vijnë nga degradimi i tokës”, shpjegon zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB, Amina Mohammed. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Shuajeni kurreshtjen, shikoni çfarë ka brenda Qabesë në Mekë (Foto/Video)

Shuajeni kurreshtjen, shikoni çfarë ka brenda Qabesë në Mekë (Foto/Video)

Interesante
Kalo në kategori