Shkrepen disa plumba në drejtim të hotelit "Aleksandar Palace", nuk ka të lënduar
Në mëngjesin e sotëm janë gjuajtur disa plumba në drejtim të hotelit "Aleksandar Palace" në Shkup. Nga MPB thonë se të lënduar nuk ka, ndërsa janë dëmtuar disa dritare dhe fasada.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 03:20. Në SPB Shkup është denoncuar se disa persona të panjohur kanë gjuajtur disa plumba drejt hotelit në bulevardin "8 Shtatori" në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Persona të lënduar nuk ka, ndërsa janë dëmtuar disa dritare dhe një pjesë e fasadës. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për gjetjen e personave përgjegjës dhe zbardhjen e rasteve", thonë nga MPB./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































