Shkon e paftuar në dasmë, largohet me forcë nga dasmorët pasi të ketë marrë dhuratat (Video)

Gjatë një ceremonie martesore në Taoyuan të Tajvanit, dasmorët dhe punonjësit e restorantit është dashur ta largojnë me forcë një grua, që kishte shkuar e pa ftuar.
Organizatorët i kanë kërkuar qetë dhe me mirësjellje që të largohet, por ajo është bërë e dhunshme dhe ka nisur të bërtiste dhe shkaktoi rrëmujë, transmeton Telegrafi.
Pas disa përpjekjeve, dasmorët ia kanë dalë ta largojnë gruan, të cilën nuk e njihte askush prej pjesëmarrësve.
Me të marrë qesen me dhurata që ndahen për secilin të ftuar, ajo u largua duke bërtitur, ndërsa ceremonia martesore iu rikthye normalitetit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































