LAJMI I FUNDIT:

Shkoi me biçikletë në Mekë, Qamuran Hirda: Do të kthehem me aeroplan në vendlindje

Shkoi me biçikletë në Mekë, Qamuran Hirda: Do të kthehem me aeroplan në vendlindje

Qamuran Hirda nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, i cili shkoi në Mekë me biçikletë ka njoftuar se kthimin për në vend do ta bëjë me aeroplan.

Në njoftimin e tij, Hirda ka folur edhe për vështirësitë e udhëtimit të tij me biçikletë, ndërsa thotë se më rëndë e ka pasur në Jordani.

“Duhet ta pranoj, kisha sfida të ndryshme duke filluar nga malet e larta në Ballkan dhe Turqi. Djersët shkonin si shiu, ndërkaq erëra të forta më binin në gjoks. Sa herë që doja të ndaloj, qëndroja në vend, por sërish vazhdoja. Më e vështira na gjeti në Detin e Vdekur, në Jordani dhe Arabinë Saudite. Thatësirë, asnjë hotel. Ushqimi dhe fjetja u bënë problem”.


Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave
Lexo po ashtu Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

“Por qëllimi ishte – të arrij në Mekë. Ëndrra ime u realizua. Me sukses arrita nga Shkupi për në Mekë dhe arrita t’i mbaroj të gjitha detyrat e haxhit. Tani vendosa të kthehem me aeroplan. Siç thonë: Shko ku të shkosh, për vendlindja më e mirë”, shkroi mes tjerash Hirda.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Lajme
AKI shpall konkurs për punonjës të rinj në 12 fusha, këto janë kriteret

AKI shpall konkurs për punonjës të rinj në 12 fusha, këto janë kriteret

Siguri
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
​IKD paralajmëron: Projektligji për gjykim të arsyeshëm rrezikon kaos në gjyqësor

​IKD paralajmëron: Projektligji për gjykim të arsyeshëm rrezikon kaos në gjyqësor

Drejtësi
Fuste barna kontrabandë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari

Fuste barna kontrabandë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari

Lajme
Kalo në kategori