LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët nga Wuhan paralajmërojnë për simptoma të reja të coronavirusit

Shkencëtarët nga Wuhan paralajmërojnë për simptoma të reja të coronavirusit

Një studim i kryer nga Universiteti Huachong i Shkencës dhe Teknologjisë në Wuhan paralajmëroi dy simptoma të reja dhe të buta që mund të jenë një shenjë e coronavirusit.

Studiuesit vëzhguan 214 pacientë me Covid-19 dhe u përqendruan në simptomat fillestare të sëmundjes.

Rezultatet treguan se rreth 36 për qind pësuan një lloj simptomash neurologjike përfshirë dhimbje koke dhe marramendje.


Dhimbje muskulore si dhe tension nervor janë raportuar gjithashtu në disa pacientë.

Në disa raste, këto simptoma janë përshkruar përveç simptomave të frymëmarrjes që përfshijnë kollë dhe ethe, ndërsa në raste të tjera pacientët përjetuan vetëm simptoma neurologjike.

“Disa pacientë pa simptoma karakteristike (ethe, kollë dhe diarre) erdhën në spital vetëm me manifestime neurologjike”, tha drejtuesi i kërkimit Ling Mao.

“Prandaj, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë manifestimeve neurologjike për pacientët me COVID-19, veçanërisht ato me infeksione të rënda sepse ato mund të kenë kontribuar në vdekjen e tyre”, shtoi Mao.

Një numër simptomash të tjera janë raportuar gjithashtu javët e fundit, përfshirë dhimbje testikulare dhe një ndjesi të pazakontë si “ndjesi shpimi gjilpërash ose rrjedhjeje” në lëkurë.

Studimi u botua në revistën JAMA Neurology. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mark Carney do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kanadasë pasi fitoi garën e lidershipit liberal

Mark Carney do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kanadasë pasi fitoi garën e lidershipit liberal

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori