Lidhjet romantike janë sfiduese, shpërblyese, konfuze, të lodhshme – e ndonjëherë, që të gjitha këto njëkohësisht.
A duhet t’i merrni gjërat ngadalë në fillim apo thjesht të zhyteni menjëherë thellë në lidhje? A mund të qëndrojnë gjërat e ‘nxehta’ në dhomë të fjetjes edhe pas disa viteve së bashku? Çfarë ndodh kur njëri prej jush dëshiron t’i përdor kursimet e pushimeve për të investuar në Bitcoin e tjetri dëshiron të shkojë në pushim?
Përgjigjet nuk janë gjithmonë të qarta, por kur është fjala për kënaqësinë martesore, shkenca ka gjëra interesante për të ofruar, transmeton Telegrafi.
Sipas hulumtimeve, çiftet më të lumtura janë ata të cilët:
Nuk fjalosen përmes mesazheve
Çfarë veçse ka qenë e qartë gjithmonë, tanimë është konfirmuar edhe nga shkenca: çiftet që fjalosen përmes mesazheve; kërkojnë falje përmes mesazheve; dhe/ose provojnë të marrin vendime përmes mesazheve, janë më pak të lumtur në lidhje.
Kur është fjala për çështje të rëndësishme, mos e lini një “emoji” ta zë vendin e fytyrës.
Nuk bëjnë fëmijë
Fëmijët janë pjesa më domethënëse e jetës. Fatkeqësisht, ata janë ferri për lidhjet romantike. Studime të shumta kanë treguar se çiftet pa fëmijë (të martuar apo pamartuar) janë më të lumtur.
Kjo nuk do të thotë se nuk mund të jeni të lumtur nëse bëni fëmijë – thjesht duhet ta kuptoni se është normale të mos ndiheni të lumtur ndonjëherë.
Kanë miq që janë të martuar
Shkenca thotë se ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët e shpenzoni shumicën e kohës.
Sipas hulumtimeve, ju jeni 75% më të prirë të shkurorëzoheni nëse një shok/shoqe apo i afërm veçse e ka bërë të njëjtën gjë.
E din kush çfarë bën kur është fjala për punët e shtëpisë
Çiftet që pajtohen t’i ndajnë punët e shtëpisë janë më të lumtur në lidhje.
Pra, çiftet që kanë përgjegjësi të definuara qartë janë shumë më të kënaqur në lidhje.
Janë shokë të ngushtë
Martesa në tërësi shpie në rritje të niveleve të lumturisë.
Megjithatë, ekspertët po ashtu kanë zbuluar se njerëzit që e konsiderojnë partnerin martesor si shok/shoqe të ngushtë janë dyfish më të kënaqur në martesë sesa tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë