Shkëmbim akuzash për protestën e së premtes

Përfaqësuesit socialiste Besnik Bare dhe Shegushe Ligori përsëritën akuzat kundër kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, duke thënë se 200 mijë protestues dolën të premten në shesh për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të nderuar katër viktimat e 21 janarit.
Përfaqësuesit socialistë thanë se kryeministri duhet të dëgjojë zërin e popullit ndërkohë që “200 mijë shqiptarë ngritën zërin kundër regjimit”.
Ndërsa deputeti demokrat Luciano Boci përsëriti akuzat e shumicës duke thënë se kryetari i opozitës Rama sulmoi institucionet në datën 21 janar.
“Kryepuçisti u kthye dje në vendin e krimit. Edi Rama është kryebashkiaku i tretë më i korruptuar në botë”, tha Boçi.
Kryetari i LSI-së Ilir Meta, akuzoi gjithashtu opozitën duke thënë se Partia Socialiste ka politikën e e rrugës. “Duhet thënë jo kësaj politike antievropiane”, tha Meta.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, tha se duhet një tryeze e përbashkët gjithëpërfshirëse e aktorëve dhe faktorëve politike, për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet mes palëve, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, sipas standardeve. /Telegrafi/





















































