LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbi pas triumfit ndaj Arbërisë: Më pëlqeu fitorja dhe loja, llogarit i bëjmë në fund

Shkëmbi pas triumfit ndaj Arbërisë: Më pëlqeu fitorja dhe loja, llogarit i bëjmë në fund

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është ndarë i kënaqur me fitoren e thellë të ekipit të tij në udhëtim te Arbëria.

Ballkani ka fituar me rezultat të thellë 6-2 në udhëtim te Arbëria në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.

Kjo fitore e thellë i ka pëlqyer trajnerit të therandasve, i cili ka përgëzuar lojën e ekipit të tij, ndërsa thotë se llogaritë do t’i bëjnë në fund.


Ballkani fiton thellë në trilerin e tetë golave ndaj Arbërisë, Daku shënon het-trik
Lexo po ashtu Ballkani fiton thellë në trilerin e tetë golave ndaj Arbërisë, Daku shënon het-trik

“Nuk është asnjë mesazh për Dritën kjo fitore sot”, ka thënë fillimisht Shkëmbi pas ndeshjes.

“Kjo është një fitore e cila më pëlqeu. Më pëlqeu se si luajtëm. Pjesa e sulmit ia doli të shënojë”.

“Pavarësisht rezultatit patëm disa probleme që duhet t’i përmirësojmë”.

“Kam ardhur të punojmë me futbollistët dhe të arrijmë rezultate që synojmë. Në fund do t’i bëjmë llogaritë”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori