LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu ndaj Interit, Suso drejt gjigantit gjerman

Shkëlqeu ndaj Interit, Suso drejt gjigantit gjerman

Mesfushori spanjoll, Suso Fernandez mund të largohet nga Milani.

Shkëlqimi i tij në derbin milanez ndaj Interit ku shënoi dy gola ka bërë që Borussia Dortmund të shfaq interesim për të.

23-vjeçari ka pasur një stinor mjaftë të mirë me Milanin këtë vit duke udhëhequr i vetëm ‘Rossonerët’.


Në 13 takime në Serie A, Susso ka shënuar katër gola dhe ka bërë po aq asistime.

Edhe pse Dortmund e ka nën vëzhgim, vështirë se Milani do të heqë dorë nga ylli i tyre.

Gjithsesi vlera e spanjollit sillet rreth 30 milionë euro në tregun e transferimeve. /Telegrafi/