LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet nga pozita kryeshefi i NPL Prishtina Parking, Liridon Restelica

Bordi i drejtorëve të NPL “Prishtina Parking”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka konstatuar se veprimet e kryeshefit ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri te mospërfillja e bordit të drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”.

Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka sqaruar se vendimi për shkarkimin nga pozita e kryeshefit ekzekutiv, Liridon Restelica, hyn në fuqi sot.

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë kishte kundërshtuar ashpër për një kontratë të përfolur të “Prishtina Parking” për shërbime sofuerike në vlerë prej 750,000 euro.

“Nëse Prishtina Parking nuk do të ja japë 750 mijë euro kompanisë së kontraktuar, pse është vendosur kjo shumë? Si mund të thuhet që 15% të të hyrave do t’i jepen kësaj kompanie?! A e din Prishtina Parking që me këtë veprim ata e kanë bë një kompani të PROGRAMIMIT aksionar në Ndërmarrje Publike. Aksionari i vetëm i një Ndërmarrje Publike është vetëm dhe vetëm Kuvendi Komunal i Prishtinës”, kishte shkruar asamblisti i LVV-së në Prishtinë Arianit Beqiri.

Mirëpo nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, kishte thënë se kontrata me NPL Prishtina Parking duhet të anulohet. Para disa ditësh, Sahatciu, tha se PDK nuk ka lidhje me nënshkrimin e kontratës me këtë kompani dhe se do të deklarohet shumë shpejt për kontratën, pasi të analizon detajet e kontratës.

“Nuk ka pasë asnjë emergjencë që e njëjta të bëhet me procedure të negociuar dhe pa publikim të njoftimit të kontratës”, kishte thënë Sahaqiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Kalo në kategori