Vendimi i presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës, nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është përmendur në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.
Në raportin e DASH-it të publikuar të martën, në mesin e shumë çështjeve të përmendura, shkarkimi i Dakës është konsideruar si vendim “i motivuar politikisht”.
Ndonëse për këtë konstatim, DASH-i ka cituar partitë opozitare dhe shoqërinë civile – sipas përfaqësuesve të kësaj të fundit, vetë përfshirja në raport “përbën edhe vlerësim të tyre”.
“Pavarësisht që të gjitha raportet nuk japin vlerësimet e tyre mbi këtë çështje, faktin që përmendin se shoqëria civile dhe partitë opozitare e kanë vlerësuar si të ndikuar politikisht, mund të themi që përbën edhe vlerësim të tyre (DASH-it), sepse mos ta pajtoheshin me këtë konstatim, nuk do ta përfshinin në raportet e tyre”, thotë për Telegrafin, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Ai shtoi se përmendja e kësaj çështje në raportin e departamentit amerikan tregon se “në sytë e faktorit ndërkombëtar shkarkimi i Dakës do të perceptohet si vendim arbitrar i cili cenon funksionimin e KQZ-së si institucion kryesor për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë”.
Madje, sipas tij, jo vetëm në raportin e DASH-it, por vendimi për shkarkimin e Dakës do të përfshihet edhe në raportet e tjera ndërkombëtare për Kosovën, përfshirë këtu Raportin e Progresit.
“Çështja e përfundimit të mandatit të ish-kryesueses së KQZ-së znj. Daka nga presidentja Osmani, ka qenë, është dhe do të jetë një prej çështjeve dhe pikëve negative që do t’i marrë Kosova në pothuajse çdo vlerësim në raportet ndërkombëtare, duke përfshirë këtu raportin e DASH-it, atë të misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve e besoj se do të jetë edhe pjesë e raportit të progresit dhe raporteve tjerë ndërkombëtare për Kosovën”, deklaroi Cakolli.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/Demokracia-ne-Veprim-DnV-konference-mbarevajtjen-e-procesit-zgjedhor-te-14-shkurtit-Eugen-Cakolli-foto-Ridvan-Slivova-3-e1635182962729.jpg)
“Pra, shkarkimi i Dakës do të vijojë të përmendet sepse në esencë ka qenë vendim i padrejtë, i pabazuar dhe e vetmja arsye që ka çuar në një vendim të tillë ka qenë motivi politik i zonjës Osmani”, shtoi ai.
Ndërsa, Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus”, thotë se është koha që presidentja Osmani t’i marrë seriozisht kritikat dhe të mos sulmojë edhe SHBA-të, ashtu siç ka bërë më herët me misionin e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve.
“Përderisa Presidentja Osmani-Sadriu citon ‘llafe llafe’ të Dafina Zeqirit, reagimi i organizatave te shoqërisë civile po merret si burim kredibil nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian”, deklaroi Krasniqi në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/02/albert-krasniqi.png)
Mes tjerash, ai tha se shkarkimi i Dakës ka qenë shkelje kushtetuese, ndërsa kujtoi rastin e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga Kuvendi – për të cilin rast Gjykata Kushtetuese më vonë kishte konstatuar se është shkelur Kushtetuta, ndaj dhe e kishte anuluar vendimin.
“Në një rast të ngjashëm me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil nga Kuvendi, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkeljen pasi asnjë anëtar i institucioneve të pavarura kushtetuese nuk mund të shkarkohet mbi bazën e vendimmarrjes kolektive, gjë të cilën Presidentja Osmani-Sadriu e kishte bërë në rastin e shkarkimit të znj. Daka”, përfundoi Krasniqi.
Ndërkaq, Artan Murati, këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani, konsideron se raporti i DASH-it nuk e ka quajtur vendimin e Presidentes për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/artan-murati.jpg)
Sipas tij, raporti nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile.
“DASH-i nuk ka bërë asnjë vlerësim të procesit”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 14 qershor 2022, me arsyetimin që “…sidomos gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së”.
Shkarkimin e Dakës e patën kundërshtuar 11 organizata të shoqërisë civile, duke e cilësuar si vendim të motivuar politikisht, “si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”.
Ndërsa, vetë Daka i pati dërguar kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj, me besimin që ky institucion çështjen do ta dërgonte në Kushtetuese, por një gjë e tillë nuk pati ndodhur pasi ankesa ishte anuluar.
Ndryshe, edhe Misioni i Bashkimit Evropian pari publikuar një raport mbi procesin zgjedhor të 17 tetorit, ku thuhej se ekziston një dispozitë ligjore e paqartë lidhur me vendimin e presidentes Osmani, për shkarkimin e Dakës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe