Shitjet më të mëdha në histori të Atletico Madridit - Hernandez thyen rekordin nëse transferohet te Bayerni

Lucas Hernandez mund të bëhet shitja më e madhe në histori të klubit spanjoll, Atletico Madrid.
Gjatë ditës së mërkurë u raportua për një transferim të Hernadezit te Bayern Munichu gjatë janarit për shifrën e 80 milionë eurove.
Megjithatë, drejtuesit e klubit spanjoll mohuan diçka të tillë, por jo edhe ata të Bayernit, të cilët as nuk e mohuan dhe as nuk e konfirmuan.
Mediat spanjolle janë të bindur se me pagimin e klauzolës prej 80 milionë eurosh do të ndodh edhe transferimi i francezit në Allianz Arena.

Kështu, Lucas Hernadez do të bëhej shitja më e madhe në histori të klubit nga Wanda Metropolitano.
Deri më tani, lojtari më i shtrenjtë i shitur nga Atletico është sulmuesi Radamel Falcao, i cili i ka kushtuar Monacos 43 milionë euro në sezonin 2013014.
Në vend të tretë gjendet Jackson Martinez me transferimin e tij prej 42 milionë eurosh, ndërsa pas tij Sergio Aguero me 40 milionë euro te Manchester City.
Më poshtë i keni 10-të transferimet për të shtrenjta në histori të Atleticos: 11.Theo Hernadez - (25 milionë euro), Real Madrid (2017-18)

































































