Muaji mars solli ndryshime interesante në rezultatet e shitjes së automobilave të ri. Në Evropë janë porositur më shumë automjete se sa në SHBA, derisa Ford Fiesta në tregun evropian në mars ishte më i kërkuar se sa VW Golf.
Me 1,92 milion automjete të porositura, me rritje në nivel vjetor prej 10,5%, Evropa në mars kaloi për nga shitja SHBA-të dhe iu afrua Kinës, në të cilën në po të njëjtin muaj ishin shitur 2,02 milionë automobila, tregojnë të dhënat e JATO Dynamics.
Ngritje të dukshme të shitjes në Evropë shënuan katër nga pesë tregjet më të mëdha: Italia (17,4%), Spanja (12,7%), Gjermania (11,4%) dhe Britania e Madhe (8,4%). Megjithatë, rritjen më të madhe e shënoi Greqia (49,5%), e cila po ringjallet nga rënia e mëhershme e shitjes së automobilave.
Volkswagen edhe më tej është lider për nga numri i veturave të shitura në Evropë, por me vetëm 3,9% rritje në nivel vjetor. Pason Ford me madje 15,9% rritje, derisa në vendin e tretë renditet Renault.
Është interesante se në muajin mars Ford Fiesta ishte modeli më i shitur në Evropë, duke lënë pas vetes modelin Golf. Mercedes dhe BMW arritën në mars të shesin mbi 100.000 automobila në Evropë. Rezultate të mira shënuan edhe Volvo me 36.891 automjete dhe Porsche me 9.259 automobila të ri të regjistruar, transmeton KosovaPress.
Muaji mars në Evropë vlerësohet si periudha më e mirë për plasmanin e automobilave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

BMW vonon Minin elektrik për shkak të "pasigurisë"

A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë