LAJMI I FUNDIT:

“Me shirit apo jo, unë jam lider te Juventusi” – Bonucci i kundërpërgjigjet Allegrit

“Me shirit apo jo, unë jam lider te Juventusi” – Bonucci i kundërpërgjigjet Allegrit

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport 24”, duke ofruar detaje nga më të ndryshmet, mirëpo ka folur edhe për një detaj tejet interesant.

Qendërmbrojtësi u përqendrua veçanërisht në deklaratat e trajnerit Massimiliano Allegri, të bëra për të gjatë konferencës prezantuese mbi heqjen e shiritit si zv.kapitenit.

Bonucci ka thënë se ai ka qeshë me deklaratën e Allegrit, pasi nganjëherë ai di të bëjë shaka të tilla.


Allegri ia bën të qartë Bonuccit se nuk do të jetë zëvendëskapiten: Ai mund ta blejë shiritin dhe të luajë me të në rrugë
Lexo po ashtu Allegri ia bën të qartë Bonuccit se nuk do të jetë zëvendëskapiten: Ai mund ta blejë shiritin dhe të luajë me të në rrugë

“Unë qesha me të, sepse trajneri shpesh bën shaka të këtij lloji. Ajo që më intereson mua është të flas me fakte në fushë. Edhe sepse, siç thotë shpesh Allegri, thashethemet të bëjnë me erë”, ka thënë fillimisht mbrojtësi italian.

“E di se çfarë mund të jap në fushë dhe në dhomat e zhveshjes për staturën që kam. Jam një nga udhëheqësit e Juventusit, qëllimi im është të mendoj vetëm për fushën”.

“Trajneri e di se gjithmonë mund të bazohet tek unë, pavarësisht nëse do të jem zv.kapiten apo jo. Atë që duhet të bëj në dhomat e zhveshjes dhe në fushë e di mjaft mirë”, ka shtuar më tej Bonucci.

Allegri njihet si një trajner tejet i rreptë dhe nuk merr parasysh emrat e lojtarëve, duke kërkuar më të mirën nga të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori