Shikoni çfarë i tha Vinicius Jr, Lamine Yamalit - pasi lojtari i ri i Barçës u faulua në El Clasico

Një episod me Lamine Yamal dhe Vinicius Junior nga El Clasico e së dielës është bërë viral në internet.
Në video, braziliani e kontrollon lojtarin e ri të Barcelonës pasi ai u faulua dhe shihet duke çalë.
"Lamine, a është gjithçka në rregull? Je mirë?", pyeti Viniciusi.
Një moment i rrallë kujdesi në një ndeshje që ka të bëjë tërësisht me rivalitetin.
Barcelona triumfoi 4-3 përballë Real Madridit, duke siguruar matematikisht titullin kampion, kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































