Heb’s, një prej emrave më krokant të fast-food-it në Kosovë, këtë të shtunë në orën 17:00 po hap lokacionin e ri brenda food court në Albi Mall.

Për të festuar hapjen, Heb’s ka përgatitur një surprizë të veçantë: Chicken Burger për vetëm 0.99€. Oferta vlen jo vetëm ditën e hapjes, por edhe tri ditë pas saj, për të gjithë ata që duan të shijojnë produktet e preferuara me një çmim tejet te volitshëm.


Përveç kësaj, Heb’s ka menduar edhe për vizitorët e përhershëm të lokacionit aktual në Albi Mall. Gjatë këtyre ditëve, çdo vizitor që frekuenton lokacionin ekzistues do të pajiset me një flyer special i cili në ditën e hapjes së lokacionit të ri i mundëson të përfitojë një Menu M falas.

Me lokacionin e ri, Heb’s vjen edhe më pranë jush - duke kombinuar shijen, cilësinë dhe ambientin modern të cilat bashkohen në një vend.