Tri shishe me botime të kufizuara të Heinz Tomato Ketchup bazuar në tatuazhet e kantautorit britanik Ed Sheeran, u shitën në ankand në Londër të enjten, duke filluar me një çmim prej 1.500 funte (1,641 euro).

Vetëm 150 nga shishet "Ed Sheeran X Heinz Tomato Ketchup, Edicioni Tattoo", që përmbajnë një kopje të ngjyrosjes Heinz të Sheeran, do të jenë në dispozicion në të gjithë botën.


Tri të parët u shitën për 1.050 funte, 1.100 funte dhe 1.500 funte të enjten, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

w2

Nigel Dickie, drejtor i çështjeve të korporatave Kraft Heinz, tha që 150 nga shishet janë bërë për të shënuar ditëlindjen e 150-të të Heinz.

"Ajo që është e veçantë për to është se ato kanë tatuazhet e tij në etiketë", tha ai.

Ai tha se dyshonte se jo shumë njerëz do të hapnin shishet, por ata kishin "ketchup të përkryer dhe të këndshëm" brenda.

w3

Të gjitha paratë e mbledhura nga shishet do t'i dhurohen Hospices së Fëmijëve të Anglisë Lindore, një bamirësi e emëruar nga Sheeran, dhe Rise Against Hunger, e cila mbështetet nga Heinz.

Ylli 28-vjeçar, i cili ka thyer shumë rekorde botërore në muzikë është një fans salcës dhe ka etiketën "Heinz Tomato Ketchup" të bërë tatuazh në krah. /Telegrafi/