LAJMI I FUNDIT:

Shiheni çka bënte Erdogan derisa truprojat i tij rrahën protestuesit në SHBA (Video)

Shiheni çka bënte Erdogan derisa truprojat i tij rrahën protestuesit në SHBA (Video)

Është publikuar një video ku shihet presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan teksa shikon truprojet e tij duke sulmuar protestuesit kurdë edhe armenë, përpara rezidencës së ambasadorit turk në Uashington.

Duket se Erdogan flet me truprojet e tij përpara se të nisë sulmi.Incidenti ka shkaktuar zemërim të madh në Shtetet e Bashkuara, ku ligjvënësit i kanë shkruar një notë proteste presidentit Erdogan.


SHBA ka bërë ankesë zyrtare në Turqi, pas dhunës mes personelit turk të sigurisë dhe protestuesve kurd në Uashington, DC.

Dy persona janë arrestuar dhe 11 të plagosur në protestat jashtë rezidencës së ambasadorit turk, kundër vizitës së Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Departamenti amerikan  i Shtetit shprehu shqetësim lidhur me incidentet e dhunshme para shtëpisë së ambasadorit turk.

Përleshjet ndodhën pas takimit të Presidentit Erdogan me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti i Shtetit tha përmes një deklarate, se “dhuna nuk është kurrë e pranueshme si përgjigje ndaj fjalës së lirë. Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e individëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Uashingtoni do t’ia shpreh hapur qeverisë turke shqetësimin tonë të madh”

Truprojat e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan u përfshinë gjithashtu në përleshjet, që ndodhën në të njëjtën ditë kur udhëheqësi turk u takua me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori