Dy shigjetarët tanë, Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani, janë ndalur në 1/16 e finales në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Reprezentuesit e Kosovës ishin të pafat, pasi që të dy humbën përballjet e tyre në rrethin e fundit të gjuajtjeve me rezultat të njëjtë 6:4.


Njoftimi i plotë nga KOK:Dy shigjetarët tanë, Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani, janë ndalur në 1/16 e finales në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Të dy ishin të pafat, pasi humbën përballjet e tyre në rrethin e fundit të gjuajtjeve, me rezultat të njëjtë 6:4. Gllareva u përballë me Alesandro Paoli, ndërsa Dvorani me francezin, Iban Bariteaud, disiplina hark olimpik. /Telegrafi/

289308365 7646322468773059 4242834340556163627 n

telegrafi sport app