LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Vendimi i Gjykatës Evropiane për të drejta e njeriut, fitore për Maqedoninë

SHGM: Vendimi i Gjykatës Evropiane për të drejta e njeriut, fitore për Maqedoninë

Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë konsideron se ”vendimi i djeshëm i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut është një ditë e madhe për Maqedoninë e lirë, demokratike dhe evropiane. Nga Gjykata Evropiane kemi konfirmim se në Maqedoni abuzophet me lirinë e shprehjes. Kjo tashmë nuk është vetëm çështje e perceptimit, por ashtu siç kanë dëshirë të thonë përfaqësuesit e deritanishëm të pushtetit, por është një fakt notor i vërtetuar nga një gjykatë relevante evropiane.”

Në reagimin e SHGM-së, mes tjerash thuhet se ”vendimi i Strazburgut, i cili është i parë i këtij lloji në Maqedoni, është një sukses i Shoqatës së gazetarëve, e cila fuqishëm u angazhua për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së fjalës, dhe pa të cilën nuk ka media profesionale dhe demokraci në përgjithësi. Ky është konfirmimi më i mirë se misioni jonë u realiuzua. Arritëm që nëpërmjet fakteve të dëshmojmë para opinionit maqedon dhe evropian të dëshmojmë se në Maqedoni ekzistojnë shkelje serioze të lirisë së fjalës

Ky vendim, i cili është miratuar njëzëri nga juria e gjykatësve, jep një mesazh të fortë për gazetarët. Përpjkeja për liri gjithmonë fiton. Drejtësia vonon por nuk haron. Njëkohësisht është edhe porosi për unitet dhe solidaritet. Si gazetarë, duhet ta vazhdojmë kërkimin për të vërtetën.


Besoj se institucionet në Maqedoni do të nxjerrin ndonjë mësim dhe në të ardhmen, nuk do ti pengojnë gazetarë gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Ata duhet ta kuptojnë se në një shoqëri demokratike, institucionet janë të obliguara që të krijojnë kushte të volitshme për punë të papenguar të gazetarëve.

Vendimi na ballafaqoi me një të vërtetë të hidhur, se në Maqedoni nuk ka institucionet demokratike, të cilat mund ti mbrojnë liritë qytetare kur ato të jenë shkelur nga pushteti.

Ajo është një karton i kuq për gabimet e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, institucione të cilat duhet të jenë ganatuers të lirive të njeriut. Nuk duhet të harohet përgjegjësia e policisë e cila shërbeu si instument për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ne si SHGM deshëm që këtë çështje ta zgjidhim në kuadër të institucioneve tona. Shfrytëzuam të gjitha procedurat vendore për të siguruar drejtësi, por në mënyrë të paturpshme na injoruan dhe refuzuan.

Kërkuam dorëheqje nga spikeri i Kuvendit Trajko Veljanovski për shkak të urdhrit për ti dëbuar gazetarët nga galeria, por ai nuk tregoi pjekuri dhe përgjegjësi politike.

Insistuam që policia t’i ndëshkojë pjesëtarët e sajë për dëbimin me dhunë të gazetarëve nga galeria, por për fat të keq ata nuk kanë fuqi që të distancohen nga dhunuesit.

As Gjykata Kushtetuese nuk kishte qasje më serioze, edhe pse është një prej institucioneve më përgjegjëse për për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjykata e lëshoi shansin historik për të vërtetuar një shkelje të dukshme të lirisë së shprehjes. Po të kishte ngelur vetëm pak integritet profesional dhe njerëzor tek gjykatësit kushtetues, ata menjëherë do duhet të japnin dorëheqje”, thuhet në reagimin e SHGM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori