SHGM reagon ndaj ministrit Sali: Të kërkojë falje për sjelljen ndaj gazetarëve në Tetovë

Vetëm disa ditë pas reagimit të vrazhdë të një funksionari shtetëror ndaj një gazetari, përsëri po ballafaqohemi me rast kur në pyetje të gazetarit Senat Zylbehari drejt ministrit të shëndetësisë Bekim Sali, në vend të përgjigjes ministri ndan “leksione të shkurta” gazetarie, thuhet në reagimin e SHGM-së.
“Mëngjesin e sotëm në hapësirat e spitalit klinik në Tetovë, gjatë një konference për media në të cilën ishin ftuar gazetarët dhe kameramanët, ministri i shëndetësisë Bekim Sali si dhe drejtori i spitalit klinik të Tetovës Amir Elezi kishin një komunikim të pahijshëm dhe një sjellje nënçmuese ndaj gazetarëve të pranishëm.
Lidhur me pyetjen e gazetarëve që lidhet me sulme ndaj tyre nga ana e sigurimit të spitalit, Sali në vend se të jep përgjigjen adekuate tha “Të jemi real, gazetaria ka për qëllim informimin e opinionit, ka rregulla, është etike që të dorëzohen pyetjet deri tek organet kompetente të spitalit apo deri tek ministri. Kur të hyni pa paralajmërim dhe do të bëni incizime, trajtoni temë, doni të bëni ndonjë hulumtim siç bëhej në Ministrinë e Shëndetësisë, mendoj se këtu hasni në keqkuptime, ndërsa më pas ka akuza dhe mungesë transparence. Transparencën duhet ta kërkoni në mënyrën e duhur dhe do ta gjeni”
E inçizion ashensorin, në pjesën e ashensorit kërkon informacion, nuk ka informacion për shkak të qasjes së tij. Merreni këtë si një kritikë pozitive”
Gjatë ditëve të fundit SHGM ka alarmuar në mënyrë të zëshme për këtë trend negativ të qasjes joprofesionale të disa funksionarëve shtetëror ndaj gazetarëve që ka shënuar rritje, dhe për këtë gjë tashmë i kemi informuar edhe partnerët tanë ndërkombëtar.
Presim kërkim falje nga ana e ministrit Sali ndaj gazetarëve dhe vëmë në dukje se funksionarët shtetëror janë në shërbim të opinionit dhe ata nuk guxojnë të kenë sjellje të pahijshme dhe ofenduese ndaj gazetarëve, e me këtë ndaj opinionit deri tek i cili gazetarët duhet ti përcjellin informacionet.
Kjo është sjellja e pestë e pahijshme e një politikani ndaj një gazetari apo punonjësi tjetër mediatik në periudhë prej dy muajsh, gjë që flet për faktin se nuk bëhet fjalë për incidente të izoluara por për një trend negativ dhe qasje jokorrekte dhe nënçmuese nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë ndaj gazetarëve”, thuhet në reagimin e SHGM-së.
Ky trend, shtojnë nga atje, pa dallim se do të ndikojë për një vlerësim negativ në raportet e Komisionit Evropian si dhe në raportet e tjera të organizatave të besueshme e që më pas do të reflektohet me raport negativ edhe në indekset e lirisë së shprehjes në të cilat Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje gjatë viteve të fundit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Bisedat e publikuara në Viber, Kica: LDK-në po e sulmojnë tri grupe

Thyhen xhamat e trenit të sapo riparuar, reagon “Trainkos”

Kosova mikpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 25”

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani