Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) përmes një kumtese thekson se zhvillimet e fundit me paraburgimin e Bojan Jovanovskit, menaxher në televizionin kabllor 1TV, ngrenë dyshime rreth abuzimit serioz të medias në llogari të pasurisë personale të disa individëve. Ky zhvillim i ngjarjeve lidhur me 1TV sipas tyre, paraqet një goditje serioze ndaj reputacionit të gazetarisë profesionale, dhe nëse nuk ka zgjidhje ligjore, kjo mund të shkaktojë rënie në besimin e publikut ndaj gazetarëve dhe mediave.
SHGM gjithashtu shpreh shqetësimin edhe për gjendjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik të punësuar në këtë televizion, të cilët shkaku i këtij skandali mund të mbesin pa punë. Kjo gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në tregun e përgjithshëm të punës në sektorin e medias.
“Kjo gjendje le të jetë alarmi i fundit për zbatim urgjent të reformave të paralajmëruara dhe të premtuara në fushën e medias, por edhe në biznesin e përgjithshëm të medias, përmes monitorimit të nevojshëm në lidhje me mënyrën e financimit të medias dhe në lidhje me pronësinë”.
“I bëjmë thirrje Qeverisë dhe opozitës, përmes Parlamentit, që të gjejnë një mekanizëm për zhbllokimin urgjent të procedurave parlamentare përmes të cilave reformat që janë të rëndësishme për sferën tonë të medias duhet të vazhdojnë. Theksojmë dhe rikujtojmë se janë shkelur të gjitha afatet për zgjedhjen e anëtarëve të ti të Këshillit Programor të RTVM-së dhe Këshillit të AShMAA”.
“Këto ishin parakushte përmbushja e të cilëve do të çonte deri në krijimin e ambientit në të cilin mediat private, si dhe servili publik do të mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, në interes të publikut”, thonë nga SHGM.
Ata kërkojnë që ASHMAA të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në mënyrë që të përcaktohet nëse televizioni 1TV ka shkelur dispozitat e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
“Kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup si dhe nga të gjitha institucionet përkatëse të bëjnë një hetim të shpejt dhe efikas dhe të kontribuojnë që të hiqet dyshimi tek publiku se institucionet veprojnë në mënyrë selektive dhe nuk punojnë në interes të qytetarëve. Zgjidhja e shpejt e këtij rasti do të jetë shumë e rëndësishme edhe për të ardhmen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në 1TV”, përfundojnë nga SHGM./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës