Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nëpërmes një deklarate thonë se ato me shumë kujdes po vëzhgojnë hapat e Qeverisë për promovimin e planit kundër përhapjes së lajmeve të rrejshme.
“SHGM i vëzhgon me kujdes hapat e Qeverisë së RMV lidhur me promovimin e Projekt-planit kundër përhapjes së dezinformatave, ndaj vlerësimi fillestar përmban pika për të cilat jemi të brengosur. Me rëndësi të jashtëzakonshme, dhe për të përjashtuar dyshimet e shpërdorimit të obligimit të Qeverisë për të garantuar lirinë e shprehjes, është që procesi i konsultimeve mbi këto tema të jetë maksimalisht përfshirës dhe transparent që nga fillimi.
Përveç kësaj, Qeveria duhet të dijë se përcaktimi i standardeve profesionale dhe vlerësimi rreth asaj nëse një gazetar apo medium është etik mund të bëhet vetëm nga komuniteti gazetaresk dhe nga publiku e jo nga institucioni qeveritar apo çfarëdo grupi pune në kuadër të Qeverisë”, thonë nga SHGM.
Nga atje thonë se sa i përket përmbajtjes së Projekt-planit, ne e inkurajojmë gjestin e Qeverisë për të bërë përpjekje për mekanizëm mbrojtës brenda institucioneve nëpërmjet krijimit të protokolleve dhe trajnimit për nëpunësit shtetërorë. Konsiderojmë se është e rëndësishme që pushteti ekzekutiv të jetë transparent dhe i saktë në mënyrën e transmetimit të informacioneve ndaj publikut, si një mekanizëm parandalues për keqinterpretim nga mediumet.
“Nga ana tjetër, me shqetësim kemi ndjekur disa nga masat proaktive, veçanërisht ato që implikojnë në fushata të paguara në mediat private, njoftimin e bashkë-rregullimit, vendosjen e kritereve të akreditimit të mediumeve që do të kenë të drejtën për të ndjekur ngjarjet qeveritare në përputhje me standardet e profesionit të gazetarisë, si dhe formimin e një grupi veprimi për luftën e dezinformatave me përbërje dhe rol problematik.
Të pathënat deri në fund të këtyre propozim-masave mund të interpretohen si përpjekje për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe me këtë t’i shkaktohet dëm sektorit mediatik edhe ashtu të brishtë në vendin tonë”, thonë nga SHGM.
Nga atje shtojnë se beteja kundër dezinformatave është një proces kompleks jo vetëm në Maqedoni, por edhe në përgjithësi në botë. Komisioni Evropian tashmë ka plan parandalimi, që është bazë e mirë për planifikimin e aktiviteteve edhe në vendin tonë, por konteksti lokal është me rëndësi të jashtëzakonshme, prandaj është e nevojshme që gazetarët dhe mediat të luajnë një rol të fuqishëm në krijimin e këtyre strategjive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës