Transformimi i FSK-së në ushtri pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare është vështirë i realizueshëm. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, i cili nismën e vrullshme të presidentit Hashim Thaçi për krijimin e ushtrisë nëpërmjet ligjit e ka cilësuar si tendencë për bajraktarizëm dhe protagonizëm.
Duke folur për bërjen e ushtrisë, Sherifi ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi për ta ndryshuar mandatin e FSK-së përmes rrugës ligjore, në koordinim me ndërkombëtarët, ka qenë një gënjeshtër e cila, siç është shprehur ai, ra tek pas ardhjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë.
E në këtë “kurth” të ngritur për të tjerët, sipas Sherifit, para pak ditësh ra vetë presidenti Thaçi.
“Nëse në fillim të kësaj iniciative arriti që ta mashtrojë publikun se këtë iniciativë e ka filluar në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, ai personalisht e ka ditur se kjo nuk është e vërtetë dhe se është një mashtrim. Kjo gënjeshtër e tij ra përfundimisht pas ardhjes në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee. Dje, përfundimisht e shpalli të përfunduar iniciativën e tij për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ligjit dhe u zotua se kjo do të bëhet nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Praktikisht kjo çështje u kthye aty ku ishte para 5 marsit. Në një mënyrë kurthin që ngriti për të tjerët, Thaçi ra vetë”, tha Sherifi, në një intervistë për “Zëri”.
Më tej sekretari i “Nismës” ka folur edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, me ç’rast është shprehur i bindur se versioni aktual i saj nuk kalon në asnjë mënyrë.
Ndërkaq, ka bërë me dije se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të bëhet vetëm duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
“Versioni aktual i Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk kalon më. Tanimë kemi një numër të mjaftueshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita të cilët kanë deklaruar se në asnjë rast nuk do ta votojnë këtë version të marrëveshjes. Duke e pasur parasysh këtë fakt, mund të them lirisht se ndihma që Lista Serbe ia ka ofruar Qeverisë për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit është e pamjaftueshme. Ndërsa sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai mund të bëhet vetëm duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo tendencë për të vepruar në kundërshtim me këtë aktgjykim do të përbënte shkelje të rëndë të Kushtetutës”, tha ai.
Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe mbi atë se a do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, për kthimin e Listës Serbe në Kuvend e për shumë çështje të tjera.
Ndërsa për Gjykatën Speciale tha se është një padrejtësi e madhe që i është bërë Kosovës. “Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që të themelohet një gjykatë për të gjykuar viktimën përderisa agresorit i lejohet vetë t’i gjykojë kriminelët, të cilët krimet i kanë kryer duke qenë pjesë e mekanizmave të shtetit si ushtria dhe policia”, tha Sherifi.
Megjithatë, sipas tij, “kjo Gjykatë tanimë është fakt dhe edhe pse e padrejtë, rrugë tjetër pos ballafaqimit me mjete juridike nuk ka”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë