LAJMI I FUNDIT:

Shërbyesit civilë paralajmërojnë grevë

Shërbyesit civilë paralajmërojnë grevë

Shërbyesit civilë nga dita e martë mund të hyjnë në grevë, nëse nuk plotësohen dy kërkesat e tyre që i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ndue Kalaj, duke shtuar se të hënën presin reflektim nga ana e Qeverisë, në mënyrë që greva të mos fillojë.

“Kërkesa e parë është që shërbyesit civilë të jenë të barabartë, me koeficientin punë e njëjtë pagë e njëjtë, mos të ketë diskriminim. Ne e kemi parë në Shtojcën 1 të Ligjit mbi pagat, që është në kundërshtim me parimet themelore të përcaktuara për përcaktimin e pagës”.


“Kërkesa e dytë është se shërbyesit civilë në vitet e 90-ta jemi të larguar nga puna prej regjimit serb dhe neve nuk na është pranuar stazhi, përkundër rekomandimit të Avokatit të Popullit se nënpunësit e viteve të 90-ta janë dëbuar dhunshëm nga puna”, tha Kalaj për Radion Evropa e Lirë.

Kalaj shtoi se greva planifikohet të fillojë të martën në nivelin qendror dhe lokal, nëse Qeveria nuk ndërmer masa konkrete.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori