Shërbimet sekrete serbe në bashkëpunim me grupet kriminale në veri të Mitrovicës, si asnjëherë tjetër janë mobilizuar që të krijojnë incidente me qëllim që të fajësojnë shqiptarët.
Siç raporton Televiyioni Publik i Kosovës – RTK, shërbimet sekrete serbe dhe grupet kriminale në veri po mundohen që të shfrytëzojnë çdo mjet për të arritur qëllimin e tyre që para faktorit ndërkombëtar t’i paraqesin shqiptarët si njerëz të rrezikshëm për qytetarët serbë, sidomos pas krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.
“Një pamflet i shkruar në gjuhën shqipe ‘Thirrje për mobilizim’, është shpërndarë në disa fshatra në veri të vendit. Organet e sigurisë së Kosovës kanë qenë në dijeni për pamfletin dhe personin që ka shpërnda. Personi që ka shpërndarë pamfletët jeton në Serbi, por ditëve të fundit është parë duke qëndruar në veri të Mitrovicës dhe sipas burimeve tona ky person konsiderohet një nga njerëzit më të afërt të Millan Radojçiqit.
Shërbimet sekrete serbe, janë përkujdesur që ky pamflet të duket sa më origjinal duke paraqitur gjoja planet për mobilizim të banorëve shqiptarë në veri të vendit. Menjëherë pas shpërndarjes së këtij pamfleti shërbimet sekrete serbe janë përkujdesur që të njëjtin ta publikojnë në mediat që konsiderohen të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, raporton televizioni publik.
Shërbimet sekrete serbe nuk janë të vetme në luftën propagandistike që i kanë shpallur shtetit të Kosovës.
Aleksander Dugin, këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin, apo siç quhet ndryshe “Truri i Putinit”, përmes lajmeve të rreme në Maqedoni, është duke propaganduar për kinse grupim të forcave paramilitare shqiptare në Likovë të Maqedonisë, buzë kufirit me Kosovën.
Dugin është munduar gjithashtu që kinse grupimin e shqiptarëve në Likovë ta ndërlidhë me Kaçanikun, duke e paraqitur Kaçanikun si vendin që ka dhënë më se shumti luftëtarë për ISIS në numër të banorëve.
Deklarata e Dugin ka si qëllim të paraqes shqiptaret si element destabilizues për paqen dhe sigurinë ne Ballkan.
Dugin në Maqedoni është i afërt me liderin e partisë maqedonase pro-ruse, Maqedonia e Bashkuar, Janko Bacev, i cili është i njohur për qëndrimet e tija pro-ruse e anti-shqiptare, si në politikë ashtu edhe në aktivitetet e tija akademike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Kurti uron Kryepeshkopin Pelushi: Suksese në misionin e ri për paqe dhe bashkëpunim ndërfetar

Dialogu Kosovë-Serbi, emisari i BE-së sot në Kosovë – takohet me udhëheqësit e shtetit

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore