LAJMI I FUNDIT:

I shënon gjithmonë Milanit, Correa thotë se synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në derbi

I shënon gjithmonë Milanit, Correa thotë se synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në derbi

Joaquin Correa është bashkuar me Interin këtë verë nga Lazio dhe ka bërë mjaftë mirë.

Sulmuesi argjentinas është një futbollist që e ka në qejf Milanin, pasi thuajse i shënon gjithmonë.

Në nëntë ndeshje përballë kuqezinjve, Correa i ka shënuar pesë gola sa ishte pjesë e Lazios.


Correa ka thënë se i kujtohen të gjitha golat që i ka shënuar Milanit, por synon që të shënoj edhe të tjerë.

“Më kujtohet mjaft mirë goli në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë në vitin 2019 pasi shkuam në finale dhe fituam trofeun”.

“Një gol tjetër e kam shënuar në minutën e 94. Të gjithë golat kanë qenë të rëndësishëm, por dua të shënoj akoma më shumë”, deklaroi Correa.

Tutje argjentinasi ka folur për derbin e Milanos, duke thënë se e ka ndjekur qysh kur ka qenë fëmijë dhe tani ka shansin që të luaj.

“Unë e kam parë këtë ndeshje kur isha fëmijë. Qëndroja përpara televizorit dhe shihja stadiumin që shndrinte nga dritat dhe nga kampionët që zbrisnin në fushë. Mendoja se sa bukur mund të jetë aty. Tani kam shansin ta luaj”,tha Correa.

Milan dhe Inter takohen të dielën me fillim nga ora 20:45 në San Siro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ndërkombëtare
Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro

Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro

Premier League
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Nxehet gara për Kimmich, tre gjigantët evropianë shkojnë 'kokë më kokë' për gjermanin

Nxehet gara për Kimmich, tre gjigantët evropianë shkojnë 'kokë më kokë' për gjermanin

Bundesliga
Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Premier League
Kalo në kategori