LAJMI I FUNDIT:

“Shënjestra-Fortesa”, përgjimet u shkatërruan në vitin 2015

“Shënjestra-Fortesa”, përgjimet u shkatërruan në vitin 2015

Pajisjet e përgjimit të DSK-së u shkatërruan në dy raste. I gjithë procesi është filmuar dhe monitoruar nga Ministria e Brendshme. Shkatërrimi i parë ishte në mars të vitit 2015, në një depo në vendbanimin e Shkupit, Dame Gruev. Aty pajisjet e përgjimit dhe komunikimit janë dorëzuar me furgonë dhe kamionë. Ata u shkatërruan për tre ditë. Bëhet fjalë për pajisje elektronike – fotoaparate, mbajtëse për pllaka elektronike të të dhënave, magnetoskopë, kompjuterë, televizorë.

“Nikolla ose Boshko, ose Kire, njëri prej tyre më kontaktonte mua nga Ministria e Brendshme. Nuk e mbaj mend saktësisht kush ishte. Më thanë duhet të shkatërroheshin mbeturina elektronike, dhe se do të paguhesha për të gjitha. Shkatërrimi ndodhi në një depo në vendbanimin e Dame Gruev, në rrugën “Luka Gerov”, tha Aleksandar Quiq, punonjës i Ministrisë së Brendshme (dëshmitar)

Në prill të vitit 2015, pajisjet e shkatërruara për përgjime u dërguan për shkatërrim shtesë në një depo në Maxhari.


“Erdhi kamioni dhe katër persona. Nuk i njoh. Ata më thanë që mund të fillosh. Mora materialin, e futa në shtypës. Unë e shtypa atë, një herë dhe përsëri, për ta imtësuar materialin. Pastaj e futa përsëri në kamion. Vendosa materialin e zi në shtypësin, si shirita ashtu diçka. Makina i kapte mallrat, dhe pastaj do t’i vendoste në një makinë tjetër për imtësim. Pjesët ishin më të vogla”, pohoi Orce Kimevski, punonjës i “Eco Cirkon” (dëshmitar)

Në rastin “Shënjestra-Fortesa” është akuzuar udhëheqja e dikurshme e Ministrisë së Brendshme – Gordana Jankuloska si ministre, Sasho Mijalkov si drejtues i policisë sekrete, si dhe agjentët e arratisur nga DSK-ja, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori