Shëndrrimi i mbeturinave në karburante!

Tingllon magjike: Produktet e ndryshme të Starbucks si ëmbëlsira me djath shëndrrohet në ulëse të parkut, apo kafja me mjedër në detergjent për rroba. Por realiteti është më afër se që mund të duket. Nuk është aq shumë magji sa është shkencë; mbeturinat e ushqimit së shpejti mund të shëndrrohen në produkte të vlefshme.
Stafi i Hong Kong City College ka bashkuar forcat me stafin e kompanisë së Starbucks dhe një kompani tjetër joprofitabile për të arritur qëllimin e përbashkët: përpunimin e 1.3 miliard funta mbeturinave të ushqimit që hudhen në toka të gropuara.
Procesi bazohet në atë që quhet rafinimi biologjik apo ‘biorafinimi’. Ngjashëm sikurse rafineritë e karburanteve që bëjnë shëndrrimin e naftës në përbërje të përdorshme për produkte konsumuese, biorafineritë shëndrrojnë misrin, kallam sheqerin dhe materiale tjera në një llojshmëri të përbërësve për karburante biologjike dhe produkte tjera.
“Nëse pilot-strategjia do të funksionoj, efekti për të ndërtuar infrastrukturën deri te arritja e acideve të nevojshme do të ishte shumë i shpejt. Mbeturinat e ushqimit krijonë komponime kimike të ndryshme dhe kombinimi i tyre mund të na jap rezultatin e dëshiruar për përpunim të mëtejshëm ” ka thënë njëra prej studenteve të angazhuara në këtë projekt.
Një tjetër organizatë e bazuar në Hong Kong, tashmë ka përdorur tokën ku hudhen mbeturinat e produkteve të kafes së Starbucks për të polenizuar këpurdhat organike dhe i ka shitur më pas në disa hotele të këtij qyteti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































