Dy sulme masive kanë ndodhur gjatë kësaj jave në Serbi, njëra në një shkollë në qendër të Beogradit dhe tjetra në një park në disa fshatra të Mlladenovcit, po ashtu në rajonin e Beogradit.
E pas këtyre dy sulmeve ku si pasojë vdiqën 8 nxënës dhe roja në shkollë, ndërsa në sulmin e dytë në park raportohet për tetë të vdekur, ka pasur reagime lidhur me sigurinë dhe çështjen e armbajtëses.
Menjëherë pas rastit në shkollën në Beograd shumë shkolla në Kosovë kanë kërkuar dhe bërë thirrje edhe prindërve që të kujdesen për shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve të tyre.
Po ashtu është kërkuar që të raportohet çdo shqetësim në mënyrë që të arrihet të sigurohet një mjedis i sigurt për të gjithë.
E njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja në një deklaratë për Telegrafin thotë se me shpresë që sulme të tilla të mos ndodhin kurrë, situatë si kjo e vrasjeve në masë në shkolla nuk janë prezent në Kosovë.
Por, sipas tij, kjo nuk nënkupton që duhet të jemi pavëmendshëm për sigurinë në shkolla.
“Fatmirësisht dhe me shpresë që të mos ndodh kur, situatë si kjo e vrasjeve në masë në shkolla nuk janë prezent në Kosovë, por kjo nuk nënkupton që duhet të jemi të pavëmendshëm për sigurinë në shkolla”, tha ai.
Qehaja thekson se është përgjegjësi e institucioneve që të garantojnë sigurinë në shkollat tona, përfshirë edhe planifikim për parandalim dhe ndalim të skenarëve të ndryshëm të shfaqjes së dhunës.
“Psikologët në shkollat duhet të jetë vigjilent dhe të përkushtuar për çdo nxënës. Prezenca e tepruar e të rinjve në përmbajte të ndryshme në internet nuk duhet të anashkalohet.
Psikologët duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënës, prindër dhe mësimdhënës për të kuptuar mirëqenien emocionale të çdo nxënës”, tha më tej drejtori i Instituti EdGuard.
E drejtori i institutit Epik, në një postim në Facebook shkruan se arsyeja pse nuk mund të ndalet së menduari për shuarjen e tetë fëmijëve në Beograd, është sepse është i frikësuar për fëmijët këtu në Prishtinë.
“Kjo çfarë ka ndodhur në Beograd, nesër mund të ndodhë edhe në Prishtinë. Koha e kufizuar që prindërit shpenzojnë me fëmijët dhe bullizmi në shkolla kanë krijuar një mjedis të pashëndetshëm për fëmijët. Në kohën e teknologjisë, të rrjeteve sociale dhe telefonave mobilë na duhet më shumë kohë, vëmendje, dashuri për fëmijët”, shkruan ai.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me Këshillin e Prindërve lidhur me çështjen e sigurisë në shkolla, duke marr shkas nga rasti në Beograd por nuk janë përgjigjur.
Ndryshe, të mërkurën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar në orën 08:40, nxënësi i klasës së shtatë K.K. (13) ka vrarë tetë nxënës dhe një pjesëtar të rojeve, ndërsa janë plagosur gjashtë fëmijë dhe një mësues.
Sulmuesi ka qëlluar nga arma e të atit dhe policia e ka arrestuar në oborrin e shkollës.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se Kosta K, i cili dyshohet se sot vrau nëntë persona në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, nuk i nënshtrohet përgjegjësisë penale pasi nuk i ka 14-vjet.
Këtë e ka konfirmuar edhe avokatja e djalit të dyshuar, Irina Boroviq ndërsa ka treguar edhe se si pritet të trajtohet ky rast.
“Tani duhet të bëhen analizat toksikologjike në VMA, pas së cilës do të intervistohet nga një përfaqësues i Qendrës për Punë Sociale. Pas kësaj ai do të intervistohet nga psikologu dhe psikiatri dhe nga kjo do të varen hapat e ardhshëm”, tha ajo.
Policia atje kishte zbuluar edhe një listë me emra në banesën e Kosta K. Në të ishin shkruar emrat e nxënësve që ai planifikoi të vriste.
Më tej u bë e ditur se armën e zjarrit e ka marrë nga banesa e babait të tij dhe e ka sjellë me katër kokteje molotovi.
Përveç kësaj, ai raportohet se kishte një planimetri të saktë të shkollës, hyrjet dhe daljet.
E kur ende ishte i freskët sulmi në shkollë, të premten në orët e hershme të mëngjesit ndodhi sulmi tjetër në rrethinë të Beogradit.
Një person u tha pas një debati që kishte ka shtënë me armë, duke lënë të vdekur të paktën tetë persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![MPB: Ndërpritet transporti ndërkombëtar i drogës, konfiskohen mbi 150 kilogramë marihuanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4-2-e1739368870108-380x233.jpg)
MPB: Ndërpritet transporti ndërkombëtar i drogës, konfiskohen mbi 150 kilogramë marihuanë
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-380x233.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje
![Sopi në “PodGo”, flet për Teatrin e Tetovës dhe pozitën e tij si drejtor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/PodGo-20-380x233.jpg)
Sopi në “PodGo”, flet për Teatrin e Tetovës dhe pozitën e tij si drejtor
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re