Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, kompania e ndërtimit Al Trade ka mirëpritur sot në kompleksin "Linda Premium Residence" në Prishtinë Inspektoratin e Punës dhe Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, së bashku me stafin e ambasadës.

Në një vizitë të zakonshme inspektuese, përfaqësuesit institucionalë vlerësuan angazhimin e kompanisë për standardet e larta të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.


Ambasadori suedez theksoi rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në këtë fushë, duke përmendur modelin e shtetit suedez si shembull për t’u ndjekur edhe në Kosovë.

"Kompania jonë, që nga fillimi i operimit në vitin 1999, i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të veçantë mbrojtjes, sigurisë dhe mirëqenies së punonjësve", thuhet në deklaratën e Al Trade.

Në përmbyllje të vizitës, kompania shprehu mirënjohje për vlerësimin dhe mbështetjen, duke theksuar se përkushtimi ndaj standardeve të larta do të vazhdojë të jetë në themel të punës së saj.