Një ndërtesë kolektive katërkatëshe është shembur gjatë mbrëmjes së kaluar në qendër të Marsejës në Francë, por zjarri i ka parandaluar ekipet e shpëtimit t’i kërkojnë viktimat potenciale.

Të paktën pesë persona janë lënduar ka bërë të ditur kryetari i qytetit francez, Benoa Pajan, transmeton Telegrafi.


2 12

Dyshohet se shembja e ndërtesës ndodhi si pasojë e një shpërthimit, me gjasë nga rrjedhja e gazit.

3 4

“Ekzistojnë dyshimet që shpërthimi ka shkaktuar shembjen, por në këtë fazë duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me shkaqet”, tha prefekti i rajonit Bush di Ron, Kristof Mirman, duke shtuar se rrjedhja e gazit me gjasë mund të jetë shkaku.

4 3

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur, se deri më tani akoma nuk dihet sesa njerëz kanë jetuar në këtë ndërtesë. Qindra persona kanë dalë në terren, që prioritet kanë fikjen e zjarrit dhe të pastrojnë rrënojat.

Ndërtesat e tjera përreth janë evakuuar si masë preventive. Janë evakuuar 11 persona që gjenden në qendër të qytetit. Në vendin e ngjarjes ka shumë autoambulanca. /Telegrafi/