LAJMI I FUNDIT:

Shefqet Riza: Enver Sekiraqa ka qenë frikacak, nuk ka pas guxim t’i dalë përballë Triumfit

Shefqet Riza: Enver Sekiraqa ka qenë frikacak, nuk ka pas guxim t’i dalë përballë Triumfit

Shefqet Riza, babi i policit të vrarë në krye të detyrës më 30 gusht të viti 2007, ka thënë se Enver Sekiraqa “ka qenë frikacak dhe nuk ka pas guxim t’i dalë përballë Triumfit”.

Duke komentuar arrestimin para 15 vitesh të Ilir Abdullahut, njërit prej të dyshuarve për vrasjen e djalit të tij, Riza ka thënë se ai ka qenë dora e djathtë e Sekiraqës në vrasjen e Triumfit.

“Ka qenë dora e djathtë e Sekiraqës. Ky ‘Liza’ dhe ‘Rumqi’ (vëllai i Ilir Abullahut, Rrahim Adullahu) kanë qenë potencialisht dora e djathë që vazhdimisht e kanë përcjelle me vra Triumfin. Këta e kanë përcjellë. Sepse ai [Sekiraqa] ka qenë frikacak vetë, nuk ka pas guxim Sekiraqa me dal ballë për ballë me Triumfin… Hero pasi ra në dorë, s’ka pas qare. Këta janë marrë me krim të organizua, me zhvatje me tona të zezat. Këta kanë terrorizuar krejt Prishtinës, sa që fjalën përfundimtare vetë prokurori anglez u çu edhe tha ‘Triumfi është hero i kësaj ngjare, se i vetmi është ballafaqua me krimin e organizuar, prandaj është vrarë’”, ka thënë Riza, në Debat Plus të RTV Dukagjini.


Babai i Triumf Rizës rrëfen zanafillën e problemeve me Enver Sekiraqën
Lexo po ashtu Babai i Triumf Rizës rrëfen zanafillën e problemeve me Enver Sekiraqën

Për vrasjen e 27 vjeçarit, që kishte ndodhur më 30 gusht të vitit 2007 në parkingun e lagjes Santea të kryeqytetit, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.

Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Përveç Abdullahut, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzoheshin se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organizuar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulëta.

Kjo sipas Speciales, kishte ndodhur për shkak se Riza, e kishte rrahur Sekiraqen në lokalin “Swiss Casino”. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Politikë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Lajme
Kalo në kategori