LAJMI I FUNDIT:

Shefja e zyrës së OBSH për Shqipërinë: Vaksinohuni ndaj COVID, e nevojshme përsëritja e dozës

Shefja e zyrës së OBSH për Shqipërinë: Vaksinohuni ndaj COVID, e nevojshme përsëritja e dozës

Mbizotërimi i infektimeve nga gripi dhe viruseve të tjera respiratore ka ulur ndjeshëm interesin e qytetarëve për të marrë vaksinën anti-COVID.  Moshat e treta, kryesisht të sëmurë kronikë janë të vetmit që nuk i kanë shkëputur trupit të tyre memorien ndaj këtij virusi duke marrë sipas afateve vaksinën.

Por ndryshe nga perceptimi i krijuar se COVID nuk është më problematik, për OBSH-në, vigjilenca ndaj këtij virusi nuk duhet ulur. Geraldine McWeeney, shefja e zyrës së OBSH për Shqipërinë ka marrë këtë të enjte në ambientet e qendrash shëndetësore dozën e dytë përforcuese duke dhënë shembullin e saj personal se si duhet të mbrohemi nga nënvariantet e reja në qarkullim.

“Shumë prej vaksinave kanë nevoje të përsëriten që të jenë efektive. Ka patur shumë pyetje a na mbrojnë edhe ndaj nënvarianteve të reja. Ajo ç’ka unë ju them njerëzve kur më bëjnë këtë pyetje është. Ju duhet ta shihni Covid siç shihni një familje, e cila është bërthama e origjinës së fëmijëve, nipërve, mbesave etj.Disa të gjatë e disa të shkurtër, disa të sëmurë e disa të shëndetshëm si një panoramë e gjërë gjithëpërfshirëse”, tha ajo, raporton rtsh.


“Kur unë shoh vaksinën, nuk mund të mos marr xhaketën e cila është origjina e grupit të anëtareve te familjes. Në rregull, ju mund të thoni kjo xhaketë nuk do t’i rrijë mirë nipave e mbesave, por më lëjoni të jem e qartë. Nëse jashtë është ftohtë dhe vishni xhaketën, ajo do t’ju mbaj ngrohtë. Ndoshta nuk do t’ju rrijë perfekt por kjo vaksinë do t’ju japë mbrojtje me disa gradë”, u shpreh Geraldine McWeeney.

Virusi pandemik, ndonëse ka dobësuar agresivitetin është ende në qarkullim dhe kjo mund të rrezikojë shëndetin personave të pavaksinuar dhe atyre me imuntet të dobët.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori