Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po rritet, brenda shumë vendeve dhe midis vendeve të botës. Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike, paralajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike. Kjo konfirmohet nga një studim të cilin e prezantoi shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva.
Të ardhurat dhe pasuria janë të shpërndara në mënyrë shumë të pabarabartë dhe hendeku po zgjerohet. Kjo sipas Georgievas është “një sinjal i rrezikshëm”. Ky zhvillim mund të ketë pasoja fatale.
“Kur pabarazia rritet, zakonisht është një parashikim i besueshëm i një krize financiare”, tha shefja e FMN-së.
Ky është rezultat i një studimi të gjerë të FMN-së, të cilit i referohet Georgieva. Ajo sheh në horizont një krizë financiare dhe ekonomike dhe gjithashtu shikon, se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po zgjerohet në të gjithë botën. Detyra e madhe e shoqërisë është krijimi i një sistemi financiar që përfshin shumë më tepër njerëz, që i nxjerr ata nga varfëria dhe i lejon të marrin pjesë në mirëqenie.
Rreziku i trazirave publike
Georgieva kujtoi se, “pabarazia e tepërt parandalon rritjen, ajo minon themelet e një vendi”. Dhe kjo rrezikon të shkatërrojë konsensusin shoqëror.
“Kjo shkatërron besimin në institucionet. Dhe mund të ushqejë rrymat populiste dhe të çojë në trazira publike”, tha Georgieva.
Si rezultat, shumë qeveri kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe shpërndajnë dhurata për qytetarët – por kjo shumicën e herëve keqëson problemin.
Kristalina Georgieva ka reputacionin që është energjike dhe këmbëngulëse për çështje që i ka për zemër. Bullgarja e drejton Fondin Monetar Ndërkombëtar që nga 1 tetori. Para kësaj, ajo ishte numri dy i Bankës Botërore si Kryetare e Kryesisë, dhe gjithashtu ka punuar për shumë vite në Komisionin Evropian.
Studimi i FMN-së i paraqitur tani merr nën llupë lidhjen midis krizave ekonomike dhe pabarazisë gjatë 150 viteve të kaluara. Rezultati është i qartë: pa përjashtim, hendeku mes të ardhurave dhe pasurisë është thelluar, para ardhjes së kolapseve ekonomike. Kështu ka ndodhur para recesionit të bursës në vitin 1929, si dhe para krizës financiare më 2007. Dhe vitet “e zhurmshme njëzet”, vitet 1920, janë sipas studimit shembulli më i mirë i zhvillimit të gabuar social dhe ekonomik. Progresi teknologjik çoi fillimisht gjoja në një “epokë të artë” dhe më pas në katastrofë. Prandaj detyrën e saj në këtë dekadë Kristalina Georgieva e ka të qartë se, “ne duhet të parandalojmë që vitet 2020 të bëhen një përsëritje e viteve 1920”.
Paga pa kufi në sektorin financiar
Atëherë çfarë duhet bërë? Pabarazia midis vendeve është bërë më e vogël, gjë që ka çuar në zhvillim dhe mirëqenie më të madhe. Por problemi e rreziku qëndron tek pabarazia brenda vendeve. Dhe njëri nga shkaqet është industria e financave.
“Pagat pa kufi në sektorin financiar mund të çojnë në një sistem që i shërben vetes më shumë sesa shoqërisë”, tha ajo.
Studimi i FMN-së e kishte treguar qartë këtë: sa më thellë të shtrihet sektori financiar, sa më e madhe të jetë pjesa e tij në ekonomi, aq më i madh është ndikimi i tij në vendimet politike, aq më shpejt rritet pabarazia. Detyra është të rishkruhen rregullat dhe t’u jepet qasje më shumë njerëzve në sistemin e financimit. Kjo përfshin lehtësimin e huave për ndërmarrjet e vogla, sepse huatë për ndërmarrjet e mëdha rritin pabarazinë. Dhe për Georgievën një gjë është veçanërisht e rëndësishme.
“Mënyra më e mirë për të zvogëluar pabarazinë e të ardhurave është t’u jepet grave qasje më e mirë në mjetet financiare”, shtoi ajo.
Georgieva njoftoi se FMN do të mbajë parasysh përfundimet e studimit, kur të mbështesë projektet financiare në të gjithë botën. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa