Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur thirrjen e tij për Turqinë dhe Hungarinë që të lejojnë Finlandën dhe Suedinë t’i bashkohen aleancës ushtarake perëndimore.
“Është koha për të ratifikuar dhe mirëpritur plotësisht Finlandën dhe Suedinë si anëtarë”, tha Stoltenberg sot në Helsinki, duke folur së bashku me kryeministren finlandeze Sanna Marin, transmeton Telegrafi.
Stoltenberg tha se është bërë përparim me Turqinë dhe se përfaqësuesit e Ankarasë, Stokholmit dhe Helsinkit do të takohen javën e ardhshme në Bruksel.
Dy vendet nordike aplikuan për anëtarësim në Aleancë në maj, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Pranimi i anëtarëve të rinj duhet të ratifikohet nga të gjithë aleatët, dhe Turqia e ka bllokuar këtë proces prej disa muajsh dhe kërkon ndryshime ligjore, sepse, siç pretendon ajo, Suedia simpatizon dhe mbështet terroristët kurdë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se të dy kandidatët për në NATO i plotësuan kushtet e marrëveshjes me Ankaranë nga vera e kaluar.
“Vendet nordike do të jenë në një vend shumë më të mirë se përpara se të nënshkruanin”, tha shefi i NATO-s, duke shtuar se është e paimagjinueshme që do të ketë ndonjë kërcënim kundër Finlandës ose Suedisë pa një reagim të NATO-s.
Finlanda ndan një kufi më shumë se 1300 kilometra të gjatë me Rusinë. E kryeministrja finlandeze tha se Finlanda vendosi të aplikojë për anëtarësim në NATO, sepse kufiri i aleancës ishte e vetmja linjë që Rusia nuk do të kalonte.
Kryeministrja finlandeze tha se kishte shpresuar se Finlanda tashmë do të ishte anëtare dhe tani pret që procesi i anëtarësimit të përfundojë para samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius në korrik.
Marin vuri në dukje se parlamenti hungarez ende nuk ka miratuar zgjerimin e NATO-s, por Budapesti ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësim dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë. Parlamenti në Helsinki do të debatojë dhe votojë për këtë çështje nesër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit